Pesë kolona të programit qeveritar “Rama 3”

Agjencia “BalkanWeb” raportoi se thelbi është rimëkëmbja e ekonomisë prej tërmetit, pandemia dhe mirëqenie për të gjithë

Programi me me 42 faqe i qeverisë që cilin kryeministri Edi Rama do ta prezantojë nesër në Kuvend, përcakton 5 shtylla kryesore gjatë mandatit 4-vjeçar

Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia dhe mirëqenia për të gjithë, për një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë, janë dy nga pikat kryesore të këtij programi qeverisës.

Ndërkohë që me rëndësi ngelet edhe pika që lidhet me modernizimin për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve, familja si dhe fokusi te një Shqipëri e fortë dhe me do të ketë vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet.

”Qeverisja nuk është zanat por mandat i deleguar nga populli për ta ngjitur vendin më lart në shkallën e zhvillimit. Mandat i tretë i kësaj mazhorance është historik dhe vendimtar për Shqipërinë e dekadës që sapo ka filluar dhe sidomos për hapat që do të shoqërojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja pse programi qeverisës është konceptuar si një plan i kujdesshëm dhe i detajuar reformash dhe aksionesh, që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes vizionin “Shqipëria 2030”, një projekt madhor që mishëron ambicien tonë për ta çuar Shqipërinë në nivelin tjetër të zhvillimit.

 

Pas dy mandateve sfiduese për qeverisjen socialiste, pas mandatit të parë gjatë të cilit u jetësuan reformat më të vështira por të domosdoshme për vendin dhe pas mandatit të dytë ku përballuam me sukses dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, si tërmeti dhe pandemia, sot kemi themele të forta mbi të cilat do të ndërtojmë Shqipërinë 2030, një shtet europian që vendos një tjetër standard të qeverisjes në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

 

Mandati i tretë organikisht nis me objektiva të qarta për mënyrën si do të ndërtojmë, hap pas hapi, të ardhmen tonë europiane, duke u mbështetur së pari në 5 shtylla kryesore:

  1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;
  2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që  krijon shanse për të gjithë.
  3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;
  4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;
  5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.