Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Shkup, 16 shtator 2021 – Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të enjten, në Shkup në kuadër të seancës së përbashkët, kanë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja më e rëndësishme është ajo për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, ndërtimi i së cilës ka qenë pjesë e programeve zgjedhore të pothuajse të gjitha partive politike në Kosovë dhe i partive politike shqiptare në Maqedoninëe Veriut.

Përveç kësaj, dy palët mënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi për diasporën, për rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhorsi edhe për bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë dhe të qeverisjes lokale.

Kjo ishte mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe ai i Kosovës Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare, në konferencë për shtyp thanë se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore.

Kurti tha se përveç bashkëpunimit ekonomik, të dy vendet duhet të jenë bashkë edhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Vullneti i përbashkët që treguam në këtë mbledhje, për neve, është garancion se ajo që nënshkruhet në letër edhe zbatohet në realitet”, tha Kurti.

“Nuk bëhet fjalë që është në shërbim të ministrave, sepse ministrat janë shërbëtorë të qytetarëve dhe zbatimi i këtyre marrëveshjeve është kuptimi i mbledhjes së sotme. Jam i bindur se të gjitha këto marrëveshje do të zbatohen”, theksoi ai.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti , u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore.

May be an image of 4 people and people standingMay be an image of 4 people, people standing and outdoorsMay be an image of 2 people, people standing, suit and indoorMay be an image of one or more people, people sitting, people standing and indoor

(r.m.)