Sipas drejtueses së qendrës së librit, mbledhja e këtyre thesareve do të krijonte një arkivë të jashtëzakonshme
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nisur punën për krijimin e një instituti që mbledh dorëshkrimet e veprave të autorëve të mëdhenj shqiptarë dhe veprave që kanë bërë historinë e gjuhës shqipe, duke marrë shembull nga Franca.
Alda Bardhyli: Një Strukturë që do ti hapte rrugë krijimit të një instituti të dorëshkrimeve të librit shqip. Kjo është një përvojë e njohur në vende të njohura, Franca është e para para 15 vitesh. Është një përvojë e cila jo vetëm krijon një bibliotekë të pasur sa i takon dorëshkrimeve dhe kujtesës.
Shumë dorëshkrime janë zhdukur gjatë komunzimit, por ka të tjera që edne ruhen nga familajrë e të afërm, siç ka edhe që ruhen në arkiva.
Sipas drejtueses së qendrës së librit, mbledhja e këtyre thesareve do të krijonte një arkivë të jashtëzakonshme.
Alda Bardhyli me kandidat-nobelistin Ismail Kadare
Gjuha shqipe do të jetë në ato vende që hyn gjithnjë në fokusin e studimeve botërore pasi ne kemi fatin që të kemi një shkrimtar të përmasave botërore si Ismail Kadare, vepra e dorëshkimet e të cilit do të jenë pjesë e fokusit të kritikës botërore jo vetëm shqiptare.
Ndaj mënyra se si ne do ti tarjtojmë këto dorëshkrime, ngritja e një strukture të tillë, do të ishte shumë e rëndësishme.
Projekti ka nisur në bashkëpunim me ambasadën franceze e cila do të ndihmojë në ndarjen e kësja përvoje dhe në ngritjen e strukturës.
(BalkanWeb)