Deputeti opozitar i PD, Flamur Noka, është shprehur se përjashtimi i ish-Kryedemokratit Sali Berisha, nga grupi parlamentar, ishte goditje për bazën e PD.
Sipas tij një vendim i tillë linçon historinë e PD dhe sukseset e vetme të kësaj partie, duke krijuar kosto të shumta.
Flamur Noka: Ajo që më ka bërë mua të reagojë është fakti se unë e ndjej forcën time politike që e aderoj prej 30 vjetësh. Më dhemb shumë ai vendim, sepse është një vendim që linçon historinë e PD, sukseset e vetme të PD, linçon periudhën kur kjo forcë lulëzoj, linçon personalitetin më të shquar që kjo forcë ka pasur në 30 vite. Të linçosh Sali Berishën të gjitha këto i ke linçon.
Duke ditur gjithë historinë e forcës tonë politike dhe kontributet e Berishës, lidhjen e tij me bazën e PD, duke ditur se demokratët shohin te Berisha të vetmin fitues në përballje 30 vjeçare me kundërshtarët, isha i qartë se goditja ndaj Berishës, është goditje e rëndë ndaj bazës së PD. E dija mirë se një vendim i tillë do të kishte kosto shumë të rënda për PD. /Ora News/