Diçka për Salih Mustafën, Hagën, Rugovën, Kosovën…

Muhamet Mavraj, botues i gazetës “Epoka e Re”
 
Per tre vjet, 1996-99 banoja ne nje perdhese perballe shtepise se Salih Mustafes. Ne gusht, shtator…1997 para demonstratave vezhgonte nga kulmi levizjet poshte ne rruge.
 
Kishte identifikuar se paku dy agjente serbe. Ata e kishin torturuar keq ne burg.
 
Ne nje mengjes kishte kuptuar se ata po vezhgonin dikend tjeter dhe jo ate, Salihun, qe ishte liruar nga burgu ate vere. Salihu erdhi naten, u prezantua, tregoi çfare kishte pare. Dija per te moti. Kah shkove ne mengjes dhe kah u ktheve nga kiosku me gazete hapur, ke qene i vezhguar, tha, ti nuk pave gje sepse nuk e ngrisje koken nga gazeta.
 
Mendoj se ishte Koha Ditore qe po raportonte per konferencen e pare per media, qe e mbajta vetem me Dritonin.
 
Ajo kishte rendesi jashtezakonisht te madhe per ne, sepse ishte e para dalje para mediave per planin e demonstratave, ndersa ne grupin tone paraprakisht pati shume-shume treme per dalje para gazetareve, edhe per shkak te disa gabimeve mendjelehta qe kishin bere ne takimin e pare me Rugoven.
 
Paraprakisht u mundova ta beje nje trajnim te ores se fundit: une gazetar e ata tre si lidere perballe meje. Nuk funksionoi, pyetje pas pyetjesh trema u rrit edhe me shume. E kuptueshme: djem te rinj me pervoje zero! Une kisha nje pervoje neper oret poetike dhe vete isha pjese e mediave, krahas studimeve.
 
Edhe pse isha thelle i interesuar qe te dalim te kater bashke, s’pat rruge tjeter pos ta mbaja vete, me mjaft perpjekje per ta kthyer Dritonin ne salle qe te mos dal si hu i vetem e te dukemi pa unitet, sic behej propaganda e tmerrshme kunder nesh. Titulli ishte: “Do ta detyrojme Rugoven te na perkrahe”.
 
Gjate dites shoket do te benin takimin e dyte me Rugoven qe kishte lexuar ne mengjes gazeten dhe per fat ai nuk dinte gje ku kishim gabuar ne takimin e pare.
 
“Fale i kofsha Zotit o kojshi! E dime se po na sillen kudo, edhe rrotull selise atje ne Velani, rrugeve po i nderrojne targat, dhe ndoshta edhe takimeve me te huajte po pergjojne, por jemi me te forte se ata, sepse kemi edhe shoke sikur Ti. Ne do ta bejme tonen dhe kthim mbrapa s’ka!”, i thash. Shok i mire!
 
-Te gjithe shoket besojme ne Ty! – Edhe une besoj ne te gjithe Ju, ia ktheva, dhe unikë do te fitojme.
 
Rugova mbas takimit te dyte, ne konferencen e tij te radhes tha se rinia jone ka vetedije shteterore etj. Shume pune na kreu kjo deklarate. Por, ende jemi ne gusht 1997.
 
24 vjet me vone, sot, e percolla me fort keqardhje deshmine e pare kunder Salih Mustafes ne Hage. Aludohet ne periudhen e bombardimeve dhe spastrimeve etnike te prillit 1999. Nuk ishte luksi i burgjeve.
 
Me kujtohet Unmik-u. I kurdiste disi me hijshem gjyqet.
 
Deshmia e pare trediteshe hidhet ne kontejner qe sot. (Psh.: “ishte terr, njeri kishte kapele te kuqe…ky duhet te jete se s’ka pas kush tjeter… une dua para per demin” etj. Por, ne terr edhe e bardha duket e zeze).
 
Nga praktika e mehershme e gjyqeve ne Kosove dhe ne Tribunalin e Hages them se i vetmi denim per djemte tane sot ne Hage eshte qendrimi ne paraburgim. Kot! I larguan nga skena sa per te rritur ndikimin e armiqve te luftes çlirimtare me skenen tone politike e shteterore.
 
Per shoqerine, denimi eshte me serioz dhe afatgjate. Femijeve ne shkolla nuk u mesohet lufta çlirimtare as demonstratat, as burgjet e gjata me dekada. Njerez te nivelit mendor si ky “deshmitari” i gjore bombardojne per vite te tera ne gazetat anti-uçk me thashethenma dhe sot me fort e me rrast ne rrjetet sociale cdo vlere çlirimtare dhe cdo mendim ndryshe. Votojne edhe dreqin nese u jep ymyd se do ta bejne fjale te ndyte lirine! Nuk me vjen aspak mire t’i shoh shoket e mi si tatuazhe te tripat e tyre qe i reklamojne haptas. Dikur shtireshin me tatuazhe si rugoviste. Por, gjithmone kjo fare ishte kunder!
 
Jemi 13 vjet pas pavaresise. Kosova ka ende rruge te gjate perpara. Eshte ne ngecje ose degradim dhe humbje te pakthyeshme te kohes, qe disa vite, me mbulese patriotike, madje! Edhe sot!
 
Tjeret, nderkohe, po ecin rruges se tyre!
Kosova do ta gjeje rrugen e vet perseri!
 
Botuar me lejen e autorit