Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takohet me diasporën në New York

Merr pjesë edhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz


Nga Beqir SINA

NEW YORK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndodhet në New York, ku është duke u mbajtur Sesioni i 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA).
Osmani, dhe Gervalla  në ditën e katërt  të kësaj vizite mbrëmë në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në New York, patën një takim me mërgatën shqiptare, liderë të komunitetit,  veprimtarë, gazetarë dhe studentë shqiptarë në universitet amerikane, biznesmenë e përfaqësues të organizatave joqeveritare shqiptare në New York.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Vehbi Bajrami, autor i librit voluminoz “Shqiptarët e Amerikës”, botues i gazetës shqiptaro amerikane “Illyria”, në Nju Jork, së bashku me bashkëshorten Gena Morina–Bajrami.
Ai i dhuroi nga një kopje të librit tē tij “Shqiptarët e Amerikës”, me autografe, Presidentes Osmani dhe Ministres Gërvalla-Schwarz .


Duke i uruar mirëseradhjen Presidentes së Kosovës, dhe shefes së diplomacisë kosovare,  Konsulli i Përgjithshëm në New York, Ambasadori Frymëzim Isufaj, tha se në pamundësi për të ftuar në këtë takim më shumë mërgimtarë (shkak edhe hapsira – por edhe masat anti Covid), besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për t’u takuar me ju në këtë vizitë se sa kjo që ka konciduar edhe me Sesioni i 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA).
Presidentja: “Ju faleminderit, që jeni çdo herë pranë nesh. Ne do të punojmë shumë që besimin që e keni tek ne ta shndërrojmë në vizion, punë, e angazhim për një të ardhme më të mire, të Kosovës”
Presidentja, Osmani shpreu një kënaqësi që po takohej në “Shtëpinë” e Republikës së Kosovës, me shumë prej të cilëve ajo edhe njihesh (ndoshta 20 vite), por, edhe me të tjerët, përfshirë, gjeneratat e reja që po njoftohesh për here të parë.
“Për t’a thënë edhe një herë, atë që themi në çdo vend dhe takim ku ne kemi mërgatën tonë,”u shpreh Presidentja Osmani, duke shtuar :
 “ Mërgata shqiptare, ka qenë dhe mbetet shpirti e zemra e shtetit tonë, një asset i çmuar i çështjes tone kombëtare. Diaspora, është ajo që e ka mbajtur gjallë çështjen e Kosovës, jo vetëm në kohët më të vështira, por që këtë e ka dëshmuar sërish edhe në këtë kohë pandemie. Që nuk na latë vetëm, as për aspektin ekonomik, por edhe çdo mbështetje që dhatë, prej asaj morale, dhe deri të tjera, me kontaktet e juaja me Administratën amerikane.”
 Po ashtu, ajo vlerësoi diasporën mbi të gjitha për atë që bëri për shtetin e Kosovës, që nuk e harruan kurrë tha Presidentja: “Edhe, pse është dashur për t’ja kthyer “shpinën” pragut të shtëpisë për arsye të shumta, ju u gjendet në çdo kohë, që prej represionit që secili prej nesh kemi kaluar,  pranë Kosovës, dhe familjeve tuaja”
Presidentja e Republikës së Kosovës gjatë fjalës së saj e quajti diasporën shqiptare të kudogjendur dhe të jashtëzakonëshme :
“Çdokush prej juve ka marrë me vete në fakt një copë të Atdheut, keni marrë me vete atë në zemërën tuaj. Dhe, besojë se nuk ka mërgat më të jashtëzakonëshme, më të mire për vendin e saj, sa që ajo që ne e kemi edhe këtu në Amerikë, në Europë, e vende të tjera, kudo që janë shqiptarët”.
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, edhe ajo e nisi fjalën e saj duke shprehur një mirënjohje të thellë, për shkak të babait të saj, me lidhje të hershme me shqiptarët e Amerikës.
“Me shumë prej jush njifemi nga ajo kohë, tha zonja Gërvalla-Schwarz, pikërisht  kur Kosova nuk ka pasur shtetin e saj, nuk ishte e çliruar dhe lirë, në kohë të para luftës dhe pas luftês.”


Më tej ajo vazhdoi : “ Së bashku jemi përpjekur gjithonë të krijojmë një bazë mbi të cilat të sigurojmë një përkrahje të vendeve të ndryshme për Kosovën. Ajo përkrahje që ne mundem për të siguruar, ka kulmuar në një akt të pabesueshem në vitin 1999, kur SHBA, dhe Natoja bombarduan caqet ushtarake, të Serbisë, dhe, së bashku me UÇK-në, çliruan Kosovën, dhe mbrojten popullin shqiptar nga genocidi”.
Gjithashtu, ajo tha se duke qenë mirënjohëse për kontributin tuaj, diasporës shqiptare, e kudo ndodhur, edhe e vlerësojmë kontributin individual të secilit prej jush, që nuk mundem të mos vendos në pah, së bashku me atë të gjithë atij konributit të madh kolektiv të komunitetit shqiptar në përgjethësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë, dhe kudo ka shqiptar.
Ndërkohë, shefja e diplomacisë kosovare, tha se “si pjesë e juaja si pjesë e mërgatës shqiptare, për më shumë se 30 vjet, si nënën që fëmijët e saj i ka rritur jashtë Kosovës, dhe tani si Ministre për Punë të Jashtme, por edhe për Diasporës, mendojë, që së bashku mjaft shpejt të indetifikojmë nevojat por edhe potencialet që qendron në bashkëpunimin e ngusht që egziston mes institucioneve të Kosovës, ekonomin, arsmin dhe mërgatën e saj.
Në fund të fjalës së saj shefja e diplomacisë kosovare, shprehu bindjen e saj të madhe, se edhe institucionet e Kosovës, do të mbeten të hapura, për të dëgjuar idetë mërgimtarve, mendimet e tyre, dhe, përse jo?. ngadonjeher edhe kritikat nga diaspora. Pa tjetër, që një bashkëpunim i tillë nuk do të mungojë. 
“Dhe, ajo që do të fitojë nga gjithë ky bashkëpunim e mirëkuptim, asnjëherë nuk janë individët, por është Kosova jemi të gjithë ne. Eshtë, Mërgata shqiptare e cila në shtetëndërtimin e Kosovës, ka kontributin e saj historic por edhe ka luajtur dhe do të luaj një rolë vendimtar”, tha Ministerja e Jashtme dhe Disaporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Nga ana e tyre të pranishmit gjatë bisedave shkëmbyen pershendetje e faleminderime, e debatuan për shumë çështje të tjera, me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ministren e Jashtme dhe Disaporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ata  u interesuan të dinë më shumë rreth stuatës së krijuar në veri të Kosovës, pikat kufitare me Serbinë, dialogun Prishtinë Beograd, iden e treshesh Vuçiç- Rama- Zajev, për të ashtuquajturin Ballkan Open. Si dhe folën për lobingun për më shumë njohje, dhe u interesuan se cilat janë prioritetet qeveritare, ndërsa kërkuan edhe më shumë bashkëpunimin me diasporën.
Të pranishmit në emër të shqiptarve të Amerikës, kërkuan që këto takime të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ndërkaq, sot Presidentja Osmani, në Universitetin Columbia të New York/SHBA, Osmani do të mbajë një ligjëratë dhe diskutim.