Bledian Koka
Shefja e diplomacise amerikane ne Tirane e mbajti frymen e pare pas kthimit nga SHBA ne seline e Partise Demokratike nga ku dolen ne pah disa mesazhe te reja dhe interesante.
E para qe me beri pershtypje kishte te bente me saktesimin se “SHBA e respektojne sovranitetin e Shqiperise dhe jane ketu per te mbeshtetur Shqiperine ne rrugetimin e saj euro-atlantik”.
Kjo tregon se kritikat gjithnje e ne rritje te opinionit publik shqiptare ne raport me disa qendrime te Ambasades se SHBA-se ne Tirane te cilat me shume se njehere jane pare si favorizuese per Qeverine dhe penalizuese per Opoziten, kane ngritur shqetesim ne Departamentin e Shtetit.
Kjo mesa duket nga sot ndryshon. E gjitha konfirmohet edhe me faktin se vetem pak ore pas kthimit nga SHBA, ambasadorja shkoi menjehere ne seline e PD-se ku heren e fundit qe shkoi u kujtoi demokrateve “barin” qe hahej ne komunizem.
Per kete zonja Kim e terhoqi “barin” dhe solli ne vemendje faktin se SHBA ka patur nje marredhenie “speciale” me PD-ne qe ne fillimet e saj e deri me sot.
Kujtojme qe ne 22 vite te ketyre raporteve ‘speciale’, kryetar i PD-se ka qene “non-grata” Sali Berisha.
Znj. Kim thote se SHBA-te do te jene aty per te festuar kur PD te vije ne pushtet ashtu sic bene ne vitin 1991.
Kjo tregon se tashme ererat kane ndryshuar dhe PD duhet te behet gati te vije ne pushtet. Por si?
Ambasadorja kerkoi sot ne deren e PD-se nje parti te forte, te bashkuar dhe aktive ne kauzat opozitare e cila nuk duhet te jete me nje kembe nga e shkuara.
Qe Partia Demokratike te dali me e forte dhe me e bashkuar, ajo duhet te pajtohet me anetaresine e saj separi, e me pas me qytetaret shqiptare te cilet i ka braktisur ne 8 vjet.
Lulzim Basha nuk e ben dot kete, sepse e pengojne pazaret dhe humbjet e akaparuara nder vite.
Kete mund ta beje vetem nje proces i vertete reformimi dhe “Foltorja” eshte perpjekja me serioze per te cliruar partine nga mediokriteti dhe kapja.
Per kete pajtohen pjesa me arsyeshme e PD-se ose me sakte 70% e saj bashke me 30%-shin qe veshtire se ka ndonje dyshim ne kete pike.
Lufta e premtuar kunder krimit dhe korrupsionit eshte mirepritur nga kushdo.
Qofte dhe nga ata qe per 8 vjet kane mbyllur syte para tij apo kane derguar deri ne zyren ovale ministra rilindas nen akuze per trafik nderkombetar droge.
E verteta eshte qe PD nuk mund te ece perpara duke e pasur nje kembe mbrapa, dhe ketu pajtohen te gjithe.
Njeriu-kembembrapa i Partise Demokratike sot padyshim eshte Lulzim Basha i cili vetem para disa muajsh rregjistroi humbjen e katert radhazi dhe ne momentin qe Selia Blu do te clirohet nga kjo gjyle me zinxhir, e ardhmja e opozites do te jete me premtuese.
Vetem keshtu ne shqiptaret dhe te gjithe anetaret e Partise Demokratike e jo vetem do te mund dhe do te ecin perpara.