Mohoi ekzistencën e kombit shqiptar dhe Shqipërisë, çamëve e Çamërisë, kërcënoi futjen e ushtrisë greke në Shqipëri për “çliruar” sikurse e quan “Epirin e Veriut”, pra Shqipërinë e Jugut
Denion Ndrenika
Shqipëria dhe Greqia u përfshinë në dy probleme të rëndësishme brenda javës. Më parë Shqipëria shpalli zyrtarisht si “person të padëshiruar” deputetin grek të partisë neonaziste “Agimi i Artë” Kristo Papa për qëndrimet e tij fyese, denigruese, raciste dhe shpifëse kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë; më pas u paraqitën mospajtime për çështjen e gjuhës së shkrimit të vendit të lindjes të emigrantëve që sipas Greqisë duhet shkruajtur “Greece” dhe jo “Greqi”.
Për çështjen e dytë, Shqipëria i ka kërkuar Greqisë të rishikojë pozicionin, të mos pengojë lëvizjen e lirë dhe të bashkëpunojë për të gjetur zgjidhje, përfshi propozimet e palës shqiptare.
Ndërkohë, neonazisti Papa, u kërkua nga ministria e Jashtme të shpallet
u shpall “i padëshiruar”, sepse në një intervistë me televizionin me licencë vendore “News 24” lëshoi një lumë qëndrimesh të egra kundër shqiptarëve. Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti i dërgoi një shkresë-kërkesë ministrisë së Brendshme që të mos lejojë në asnjë rast dhe në asnjë vend hyrjen në territorin e Shqipërisë të deputetit Papa e në të kundërt, ta dëbojë, pra nëse e ka bërë këtë qëndrim në Shqipëri.
Babai i deputetit Kristo Papa, Ilia Papa ka qenë ushtarak i lartë i Napolon Zervës që ndërmori krime, masakra, genocid, shfarosje, dëbime masive të shqiptarëve çamë nga krahina jugore e Çamërisë që është pushtuar nga Greqia në vitet e Luftës së Dytë Botërore e më vonë mbështetës dhe funskionar i Juntës Ushtarake që qeverisi Greqinë me grusht shteti në vitit 1967-1974.
Deputeti Papa, Sekretar i Përgjithshëm i “Agimit të Artë” mohoi plotësisht ekzistencën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, të çamëve dhe të Çamërisë, kërcënoi futjen e ushtrisë greke në Shqipëri për “çliruar” sikurse e quan “Epirin e Veriut”, pra Shqipërinë e Jugut. Të gjithë Shqipërinë, Kristo Papa e quan “krahinë e Greqisë”.
“E thamë një herë plaçkitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 për qind e kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbreterojnë, bëjnë ç’të duan, kanë gjetur një Greqi për fat të keq vrreshtë pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në gjendje lufte me Shqipërinë, siç thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në gjendje lufte me Shqipërinë”, – i tha deputeti Papa televizionit “News 24”.