Prishtinë, 27 shtator 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, arriti sot në mëngjes në Kosovë, në një vizitë njëditore,me ftesë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Rama u prit në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu, ai u prit prit me ceremoni shtetërore nga nikoqiri Kurti.
Rama do të takohet në Prishtinë me kryeministrin Kurti dhe me kryetarët e tri partive opozitare, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, si edhe me Behxhet Pacollin e Fatmir Limajn.
Rama dhe Kurti do të mbajnë pas takimit një konferencë të përbashkët për medie.
Në axhendën e vizitës së Ramës nëPrishtinë është edhe një drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve.
Rama do të zhvillojë një bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryeministri i shqipërisë do t’ia dorëzojë Akademik Rexhep Qosjes medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me të cilën e ka dekoruar me rastin e 85-vjetorit të lindjes së ti.
(r.m.)