Kom.i Ligjeve “online”, deputetët e PD në sallë, Bardhi debat me Bushkën: “Të të vijë turp, ça jemi ne këtu”?!

Komisioni i Ligjeve nuk ka mundur të mbajë dot punimet e para për shkak të përplasjeve mazhorancë-opozitë. Klotilda Bushka njoftoi nisjen e mbledhjes online, por deputetët e PD u futën në sallë.

Bushka i bëri me dije deputetëve opozitarë që të logohen online sipas vendimit, por këta të fundit kundërshtuan.

“Sipas njoftimit nga Sekretaria e Komisionit, të gjithë anëtarët janë lajmëruar për organizimin e kësaj mbledhjeje online. Të pranishëm janë këta kolegë. Po i marr me radhë sipas ekranit. Damian Gjiknuri, Alqi Bllako, Pëllumbi, Kollcaku, Deliu, Ndreca, Valikaj, Duraku, Celiku, Cyrbja, Xhoxhi, Hasalla dhe Gogu. Unë sipas rregullores drejtoj mbledhjen nga salla. Këtu kanë urdhëruar deputetët të PD që janë dhe anëtarë, janë të pranishëm, ju uroj mirëseardhjen, pavarësisht se kjo mbledhje është sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve të bëhet online. Ju lutem, për të respektuar vendimin logoheni online që të merrni pjesë.”- tha Bushka.

Gazment Bardhi i ka kërkuar fjalën kryetares së Komisionit duke e akuzuar se nuk i jep fjalën opozitës.

“Nuk na e cakton ti. Duam fjalën, jemi prezent. Ti je prezent në sallë, ne jemi prezent në sallë, na jep fjalën. Nuk na i cakton ti ku logohemi dhe ku punojmë ne. A ka mundësi të na e japësh fjalën? Nuk mund ti mohosh deputetëve të drejtën e fjalës.”- tha Bardhi.

Për sot janë parashikuar edhe tre mbledhje Komisionesh të tjera që PD ka paralajmëruar se edhe aty deputetët e saj do të jenë të pranishëm.

(BalkanWeb)

###

Shkak është bërë mënyrë e zhvillimit të mbledhjes, ku opozita është kundër takimit online.

Edhe pse kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka uroi për një punë të mbarë, nuk shkoi ashtu, pasi vetëm 8 minuta pas nisjes, Komisioni i Ligjeve është mbyllur.

“I uroj suksese të gjithëve të ecë mbarë kjo punë. Shpresoj ta kemi fokusin tek interesat e qytetarëve”, tha në nisje të mbledhjes Bushka.

Anëtarët e opozitës në këtë komision ishin të pranishëm fizikisht, ndërsa ata të mazhorancës e ndoqën në distancë.

Ndërkohë që Kryetarja lexonte dhe miratonte rendin e ditës, deputetët e opozitës të pranishëm kërkonin fjalën, por u injoruan nga drejtuesja e këtij Komisionit.

Deputetit Gazment Bardhi në një moment i merr fletët që kryetarja kishte përpara dhe ia hedh, ndërsa i thotë: Të të vijë turp që injoron deputetët e opozitës.

Më pas Kryetarja Klotilda Bushka mbylli mbledhjen.

Ja debati

Klotilda Bushka: Ne po zbatojmë një vendim të konferencës së kryetarëve dhe teknikisht asnjë komunikimi i juaj në këtë mbledhje nuk mund të realizohet nëse nuk jeni online

Gazment Bardhi: A do na i japësh fjalën?

Klotilda Bushka: Nëse kolegët e opozitës nuk janë dakord le të ulemi në konferencën e kryetarëve dhe ta ndryshojmë këtë vendim. Sa më takon unë do zbatoj vendimin e Konferencës së kryetarit. Ju lutem cdo kundërshti anëtarët e opozitës

Gazment Bardhi: Do na i japësh fjalën

Klotilda Bushka: Do ja jap fjalën ata që do futen online

Gazment Bardhi: Nuk na i përcakton ti. Ti je prezentë në sallë dhe ne jemi në sallë. Ne i hap mikrofonin. Ne duam të punojmë këtu.

Klotilda Bushka: I mirëkuptoj kolegët e opozitës

Gazment Bardhi: Të të vijë trup që i i injoron deputetet e opozitës.

panorama