Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi për vdekjen efektin e policisë Saimir hoxha, shfaqet në fotot e facobookut të tij edhe me pistoletë.
Ai ka postuar foto me një pistoletë në tavolinë, në adoleshencë, po ashtu, në disa prej fotove, ai edhe mbulon fytyrën.
Ndërkohë, në vitin 2016, ai ka postuar edhe një foto me kryeministrin Edi Rama kur ky vizitonte Lezhën.
Ndërkohë, 21-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri sipas policisë, gjatë operacionit policor për kapjen e tij.
Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundërshtuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij.
Ai po transportohet në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar, pasi është në gjende të rëndë shëndetësore. oranews