Dita e fundit e bllokadave në Jarinjë dhe Bërnjak

Prishtinë, 1 tetor 2021 – Në ditën e dymbëdhjetë të bllokadës, në dy vendkalimet kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Jarinjë dhe në Bërnjak, situata është e qetë.

Bashkë me qytetarët, afër këtyre vendkalimeve kufitare vazhdojnë të qëndrojnë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Fundi i kësaj bllokade duket të jetë dita e shtunë, pasi të dy shtetet kanë arritur në Bruksel marrëveshje për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, njësitet speciale të policisë së Kosovës që janë vendosur në dy vendkalimet kufitare do të tërhiqen prej andej njëkohësisht meheqjen e barrikadave të vendosura nga grupe qytetarësh serbë. Tërhqja e të dy palëve do të nisë të shtunën në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Në vend të njësive speciale të Policisë së Kosovës, nëdy vendkalimet kufitare do të vendosen pjesëtarët e KFOR-it. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për zbatimin emarrëveshjes do të përkujdeset policiakufitare e Kosovës.

“Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për Serbinë është e rëndësishme që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga pjesa veriore e Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Kurti dhe Vuçiqi e kanë cilësuar marrëveshjen si fitore të tyre, secili.

Kurti kat hënë se me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Serbia do të nisë “të mësohet me reciprocitetin”.

Ndërkaq, Vuçiqi e ka quajtur marrëveshjen si një zgjidhje kompromisi, me të cilën ka thënë se është shumë i kënaqur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur arritjene marrëveshjes.

(r.m.)