“N’Altitude Festival” në Lëpushë të Malësisë së Madhe

Prej dy ditësh në Lëpushë të Malësisë së Madhe po mbahet edicioni i parë i “N’Altitude Festival”.

Në edicionin e parë të N’Altitude Festival, zhvillohen aktivitete të ndryshme për të njohur më tepër traditën dhe pasuritë natyrore të zonës.

Programi i zhvillimit të qëndrueshëm rural i bashkëpunimit gjerman, solli disa momente nga dita e parë dhe e dytë në festival, me sporte, aktivitete, tradita, produkte lokal dhe muzikë.

Në këto aktivite të larmishëm shpaloset tradita e zonës, kultura, folktori, kostumogravia dhe mbi të gjitha natyra e bukur e Lëpushë të Malësisë së Madhe.

Lëpusha mbete një nga bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare.

Male të larta me bllokun shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth e bëjnë Lepushën kryeneçe të bukurisë.

www.ata.gov.al