Madrid, 4 tetor 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë.
Ai ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE).
Rama ka postuar në Facebook pamje nga takimi, që nga pritja e deri në përmbyllje. Nëpamjet shihet se ai dhe të gjithë zyrtarët tjerë i kanë respektuar masat anti-covid, duke vendosur maska mbrojtëse.
(r.m.)