Nga Keze Kozeta Zylo
BETIMI I MËSUESIT
- Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.
- Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.
- Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
- Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
- Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
- Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit. Betimi solemn i mësuesit quhet ndryshe edhe Betimi i Hipokratit (i pedagogjizuar ) të cilin në vitin 1966 për nevojat e UNESKO-s e përpiloi pedagogu zviceran, Robert Dottrens 1893 – 1984.
Pak reflektim
Brezi im dhe brezat e mëparshëm janë rritur me figurën e shenjtë të mësuesit. Betimin e mësuesit, mësimdhënësit shqiptarë ndonëse e kanë pasur të pashkruar si dokument, ata ishin të betuar në misionin e shenjtë, sepse kishin bazë shembullin e mësuesëve martirë të Kombit, të cilët dhanë jetën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe. Brezi im dhe brezat e mëparshëm figurën e mësuesit e kishin gati si perëndi, ngase vetë mësuesit ishin frymëzim dhe shembull ideal për nxënësit e tyre.
Natyrisht është e pafund të trajtosh këtë temë profesionalisht, por duke qenë nxënëse dhe mësuese midis dy kontinenteve sjellë përvojën e madhe dhe dashurinë për dijen që na ngulitën mësuesit tanë heronj dhe vizionar. Ka shume gjëra që kanë ndryshuar në botë, në arsim etj, por ajo që uroj të mos ndryshojë kurrë është si: “Mësuesit jane misionarë. Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.”
Kam krenari të ligjshme që këtë status e prek dhe e ndjeje në rrembat e gjakut tek mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në gjithë Nju Jorkun. Kur ata i jane bashkuar programit të mësimit të Gjuhës Shqipe ndër shkollat “Alba Life” si në Staten Island, Brooklyn, Queens, Manhattan, Bronx, Online, e kanë pranuar me kënaqësinë më të madhe gjatë intervistes se: “T’ju mësosh nxënësve në Diasporë Gjuhën Shqipe nuk është punë për të mbajtur familjet, por eshte një shërbim humanitar, është mision kombëtar.”
5 Tetor, 2021
New York