Gazetarja nga Filipinet, Maria Ressa dhe gazetari rus Dmitry Muratov, janë fitues të çmimit Nobel për paqe për vitin 2021.
Kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, tha në një konferencë me gazetarë se “Zonja Ressa dhe zoti Muratov po marrin çmimin e Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe në Rusi. Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që angazhohen për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme”, shtoi ajo.
Çmimi i ndarë sot është i pari i ndarë për gazetarët, që kur gjermani Carl von Ossietzky e fitoi atë në vitin 1935, për zbulimin e programit të fshehtë të armatimit të pasluftës (së Parë Botërore) të vendit të tij.
Çmimi Nobel për Paqen, do të jepet më 10 dhjetor, që është përvjetori i vdekjes së industrialistit suedez Alfred Nobel, i cili themeloi çmimet në testamentin e tij të vitit 1895. (VOA)