Florida : AAWO mbajti takimin e tretë vjetor, për ndërgjegjësimin e kancerit të Gjirit

Fondacioni Kosloski dhuroi 40 mijë USD


Nga Beqir SINA – New York
Tampa – Florida, Dega e Organizatës së Grave Shqiptare në Amerikë “Motrat Qirjazi” – (AAWO) mbajti takimin e tyre të tretë vjetorë, për ndërgjegjësimin e kancerit të Gjirit.
Motrat Qiriazi, dega Florida, Fondacioni Kosloski dhuroi 40 mijë USD në mbështetje të programit PHD të Dr. Kujtim Latifit në fushën e Radiologjisë me fokus kancerin. Ky fondacion u krijua në vitin 2017 dhe mbështet me Shuma të konsiderueshme vit pas viti, mjekë shqiptarë dhe të huaj të cilët fokusin e studimeve të tyre shkencetore e kanë në fushën e Kancerit.
Fotini Allteni, Drejtoresha e Përgjithshme e fondacionit deklaroi se të gjithë ne duhet ti mbështesim dhe ti përkrahim këto qëndra të kërkimit dhe të luftimit të kancerit, pasi janë jetike në shëndetin dhe jetëgjatësinë e individëve të prekur. S’ka gjë më të bukur se sa të mbështesim njërin prej doktorëve dhe kërkuesve tanë shkenceor dinjitozë” citoi Dr. Anna Kohen kryetarja e Degës së Floridas për Organizatën Motrat Qiriazi.

Pjesemarresit, thanë se ishin shumë krenare dhe të nderuar në këtë aktivitet, që mbështet nga Organizatën e Grave Shqiptare në Amerikë “Motrat Qirjazi”, me një ekip të mahnitshëm të njerëzve të talentuar dhe me zemër të mirë, të cilët i kanë kushtuar jetën e tyre, për të mbështetur dhe ndihmuar jo vetëm komunitetin Tampa Bay, por në të gjithë botën.
“Përpjekja vetëmohuese për të sjellë gëzim tek të tjerët do të jetë fillimi i një jete më të lumtur për veten tonë.”
Midis folësve në këtë veprimtari vjetore ishte Presidentia Anna Kohen dhe Dr Fiolla Hysein Vokshi, Dr Roberto Diaz dhe Dr Kujtim Latifi

Dr. Ana Kohen, thotë se Dr. Latifi, erdhi nga Kosova gjatë kohës të luftës dhe u bë një mjek shumë i suksesshëm. Unë po përpiqem të mbështes Dr. Latifin, tha ajo përmes fondacioneve të mia, dhe qëllimi im është të sjell sa më shumë shqiptarë që të marrin pjesë në aktivitetet tona.
Dr. Fjolla Hyseni Vokshi nga Nyc diskutoi për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e duhur si një mundësi për të shpëtuar jetë. Dr. Roberto Diaz nga spitali Moffitt i kancerit në Tampa diskutoi trajtimet e pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit dhe opsionet e ndryshme efektive të trajtimit si kirurgji, kimioterapi, terapi rrezatimi, terapi të synuar dhe terapi hormonale.

“Dr Kujtim, ju na bëni krenarë” theksoi Dr. Anna Kohen teksa lexoi jetëshkrimin e Dr. Kujtim Latifit.

Nderkohe, Dr. Kujtim Latifi – në përshëndetjen e tij, tha se ishte i perviligjuar, dhe një nder i madh të jet pjesë e këtij eventi nê Tampa – Florida.
Ai tha se, është një fizikant në fakultetin mjekësor në Departamentin e Onkologjisë së Rrezatimit në Qendrën e Kancerit Moffitt dhe një profesor asistent në Universitetin e Floridës së Jugut. Dua të falënderoj Degën e Floridës të Organizatës të Grave Shqiptare dhe udhëheqësen e saj Dr. Anna Kohen dhe Fondacionin e Familjes Kosloski dhe Znj. Fotini Allteni për këtë nder dhe mbështetjen e tyre.
Si fizikant mjekësor, pjesa e punës sime është të kërkoj dhe zhvilloj mënyra më efektive dhe të sigurta për të trajtuar kancerin. Mbështetja si ajo që po marr sot e bën punën time të mundshme. Shpresoj se asnjëri prej jush nuk do të përballet me nevojën për të kërkuar trajtim kundër kancerit, siç do ta dëshmojë miku dhe kolegu im Dr. Roberto Diaz, ju keni akses në një nga qendrat më të mëdha të kancerit në botë dhe ne jemi atje për t’ju ndihmuar ju edhe në kohë të vështirë.
“ 22 vjet më parë kur erdha në këtë vend si refugjat, nga Kosova, nuk mund ta kisha ëndërruar këtë sot. Nuk thuhet kotë se Amerika është toka e mundësive … është e vërtetë, unë jam dëshmi e kësaj të vërtet”, theksojë në përshëndetjen e tij Dr. Kujtim Latifi.
Të pranishmet në këtë aktivitet, u pajisën me shumë njohuri për kancerin e gjirit. Aktiviteti vazhdoi me muzikë edhe valle shqiptare të të gjitha trevave. Gratë pjesëmarrëse u argëtuan nën tingujt e mrekullueshëm të muzikës e këngës nga Frederik Ndoci “Mjeshtër i Madh”.