Trajneri Edy Reja foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Hungarinë ku u tregua i përmbajtur dhe jo shumë euforik. Duke patur tashë mendjen te ndeshja me Poloninë, trajneri italian kërkon kujdes dhe me këmbë në tokë, ky është mesazhi ndërkohë që tha edhe se nuk e kënaq shumë loja.
“Duhet thënë që nuk ka mbaruar dhe duhet të vazhdojmë. Ishim të lumtur në dhomat e zhveshjes por u thashe se kemi ende për të bërë. Mundëm një ekip të fortë që ka bërë mirë në Europian por kemi ende ndeshje. Mund të luajmë ndaj kujtdo dhe ndeshja ishte e mirë por edhe vuajtëm. Duhet të jemi me këmbë në tokë edhe pse është kënaqësi e dyfishtë. Kemi mentalitetin e duhur dhe kemi bërë aksione të mira por rastet duhet t’i shfrytëzojmë”.
A ishte ndeshja më e mirë e juaja ndaj Hungarisë?
“Nuk jam shumë I kënaqur dhe duhet të them të vërtetën. Në pjesën e parë ishim në vështirësi dhe ndryshuam sepse nuk po shkonim mirë sidomos në pjesën e parë. Të bësh rezultat të tillë në Hungari është shumë mirë por djemtë vuajtën në fund sidomos, ne morëm atë që duhej në shtëpi. Në mbrotje nuk kemi vuajtur asnjëherë dhe kemi bërë mirë, është një rezultat që gjithsesi më kënaq”.
A do të luajë Broja titullar ndaj Polonisë?
“Nuk e di, se di pse bëhen këto pyetje. Te Shqipëria të gjithë janë titullarë, të rëndësishëm. Çdokush mund të luajë titullar nga ky grup. Broja ka shpejtësi dhe në hapësira të tillla mund të bëjë shumë. Ka potencial prandaj e përdor dhe duhet të rritet në rendiment. Nuk duhet të bësh vetëm gol por të luash edhe për skuadrën”, perfundoi trajneri kuqezi./Ora News/.
Edi Reja pas fitores ndaj Hungarisë: Jemi të lumtur, tani do të luajmë shanset për ta bërë ëndrrën realitet
Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka folur pas fitores së madhe në udhëtim te Hungaria, duke u treguar i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij dhe tri pikët.
Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar ndaj Hungarisë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”, në kuadër të Grupit I.
Goli i vetëm në fitoren e kombëtares shqiptare u shënua nga Armando Broja në minutën e 80-të dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur trajneri italian Reja.
“Jemi munduar që të bëjmë lojë agresive që në gjysmën e pjesës së parë. Duhej të konkretizonim në pjesën e parë, ndoshta teknikisht nuk ishim aq të zot, prisja më shumë por është e vështirë të luash ndaj një skuadre të atij niveli se janë të fortë”, ka thënë fillimisht Reja pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë ishim më mirë, u shfaq ndonjë rast apo ndonjë kundërsulm. Jemi të lumtur pasi të fitosh këtu nuk është e lehtë. Jemi aty, do të luajmë shanset që kemi dhe të shoshim nëse e arrijmë ëndrrën tonë [kualifikimin]”.
“Jam i kënaqur nga të gjithë pasi desha që lojtarët të ishin më të aftë teknikisht për të mbajtur topin. Pastaj bëhen llogaritë në bazë të kundërshtarit, desha përpara lojtarë që bëjnë presing. Çikalleshi bën trysni, dhe Uzuni gjithashtu. Ia dolëm shpesh të merrnim topin e kundërsulmonim. Jo gjithmonë, por bëmë në ndeshjen dhe ia dolëm”.
“Ky ekip ka ndryshuar mentalitetin, zakonisht ishim më të tërhequr, ndërsa tani më sulmues. Sot kishim tri raste për gol e duhej të konkretizonim më parë e të vuanim më pak deri në fund”.
“Kjo skuadër tani fillon të besojë, e bindur te mundësitë që ka, e bindur se mund të qëndrojmë në këtë nivel. Por, nuk duhet të na marrë koka erë, të punojmë, bëjmë sakrifica dhe me grupin ecet para”.
“Ne mund të humbasim ndeshje me Poloninë e Anglinë, por do të jetë e vështirë edhe për ta pasi jemi skuadër që ka konkretizim në lojën që ka, kemi mënyrë të luajturi. Jemi gati të plotësojmë edhe disa mangësi taktike kur ndodhin e përballojmë skuadra të forta. Kjo është skuadër që ka marrë pjekuri të mirë”, përfundoi trajneri i Shqipërisë. /Telegrafi/