Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja shfaqet në konferencën për shtyp njê ditë nga finalja e madhe, duhet ta quajmë të tillë ndaj Polonisë.
Kur pe golin e Brojës, që nuk është normal, sa mendoni t’I jepni shans?
“Brojën e kam futut në lojë titullar në shumë ndeshje, ndaj Kazakistanit, Anglisë por nuk ka patur rendimentin që kur ka hyrë.
Ndoshta kur ekipet lënë hapësira ai shpreh totalisht potencialin dhe për të bërë gol nuk është e lehtë dhe ai e bën por nuk e di nëse nga fillimi kur ekipet janë të mbuluara dhe mbrohen mire.
Ai bëhet deçiziv kur futet në lojë më vonë dhe më ka krijuar këtë ide por kjo nuk do të thotë që mos të luajë titullar por është ajo që kam vënë re. Po ta dija që bën gol e fus 3 minutat e fundit nëse ndeshja do të ishte 0-0″.
“Shqiptarët kanë një ëndërr të madhe dhe ne ua dhamë këtë mundësi për të ëndërruar”. Trajneri Edy Reja e pranoi edhe vet se pak tifozë, edhe ai vet besonte se mund të arrinin deri në një moment të tillë kaq deçiziv për t’u kualifikuar në playoffin e një Kupe Bote.
Në konferencën për shtyp përpara sfidës shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, tekniku Italian shprehet se gjithçka është bërë deri tani është meritë e djemve kuqezi dhe se tani do të bëjnë gjithçka për ëndrrën e madhe edhe pse e pranoi se Polonia është një “kockë” e vështirë për t’u kaluar.
Në Poloni besuam me lojë dhe raste por një barazim nuk do të ishte kaq keq? A do të jetë e njëjta Shqipëri?
“Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshojmë qasje, nëse do të bëjmë mire do ta bëjmë ose do të ndryshoj modul dhe strategji. Ndaj Anglisë e provuam dhe nuk ia dolëm dhe i përgëzojmë. Nuk mund të rrijmë duke pritur sepse duhet të bësh rezultat, duhet të kemi iniciativë që të marrim rezultat”.
A mendoni se mund ta mbyllni karrieren duke u kualifikuar Shqipërinë në Botëror?
“Kemi ardhur në një pikë kur kemi bërë punë të madhe, rezultate dhe një stil loje. Duhet të bëjmë ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh si Polonia ku nuk është vetëm Lewandowski. Ne jemi ekip i vërtetë, me lojtarë që po luajnë, kemi bërë mire edhe kur kemi patur mungesa. Edhe nesër duhet të bëjmë kujdes sidomos në goditjet standarde. Përqëndrimi duhet të jetë shumë i madh për të shmangur çdo detaj dhe gabim”.
A është e vërtetë një ëndërr e madhe drejt Botërorit?
“Kemi punuar shumë për të ardhur deri këtu, djemtë kanë punuar shumë dhe ne donim që të ishim kompetitiv deri në fund e të luanim shanset për të luajtur këtë shans drejt Botërorit. E denim që ishte një grup I vështirë, me Anglinë, Hungarinë që bëri shumë mire në Euro 2020. Nuk jemi këtu rastësishtm jemi me meritë dhe skuadra është rritur shumë. Kjo skuadër mund të bëjë gjithçka edhe të humbasë por do të bëjmë 100% të pamundurën. Edhe kur pamë kalendarin thamë që do të jetë e vështirë por me punë arritëm deri këtu”.
Ju vetë a e imagjinonit dot që Shqipëria të luante në Botëror? Edhe vet lojtarët a besonin?
“Unë them vetëm diçka, frika për të mos ia dalur. Ky është problem që mund të përballemi dhe ne duhet të besojmë te vetvetja, kemi përgjegjësi sepse luajmë në shtëpi.
Do të luajmë ndaj një ekip të madh por duhet të bëjmë paraqitje të madhe, ndonjëherë harrojmë episodet dhe në Poloni na mohuan penallti. Janë momente në një ndeshje kur episodet apo gabimet vendosin, nuk dua që kjo ëndërr të sfumohet por duhet të tregojmë personalitet.”
“Do të luajmë shanset tona, nuk bëhet shaka pasi jemi munduar për të arritur deri këtu. Edhe pse kemi patur probleme e mungesa, nuk jam ankuar asnjëherë dhe kemi arritur të bëjmë skuadër. Kush ka luajtur pak e dikush shumë por dua që të luajmë mire e të tregojmë atë rritjen tone që këmi bërë deri tani, kemi patur vlera dhe i kemi treguar edhe në miqësore. Nesër është më e rëndësishme sepse luajmë playoffin. Të gjithë ne i kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve, pse të mos besojmë deri në fund”.
Nuk eksperimentoni më pasi keni krijuar grupin, çfarë dyshimesh keni për nesër?
“Po mendoj ende për momentin e fundit pasi dikush ende mund të ketë ngarkesë dhe duhet të jem i kujdesshëm. Nesër pas seancës së fundit do të vendos por duhet të vlerësoj aspektin karakterial. Unë në një nivel të tillë të gjithmonë doja ta luaja, të gjithë duan ta bëjnë dhe unë do të bëj vlerësime.
Kam dyshime për formacionin pasi luan ndryshe Polonia, detyra ime është të vë formacionin më të mire që ta luajë sa më mire ndeshjen.
Deri tani ia kemi dale dhe shpresoj por kemi edhe 2 ndeshje të tjera edhe pse kemi Poloninë. Ka rëndësi por ende nuk ka përfunduar”.
A keni marrë masa për Lewandowskin dhe në aspektin teknin, çfarë prisni nga Polonia që do të sulmojë apo do të na presë në mbrojtje?
“Lewandowski nuk mund të mbahet, nuk mund të mbulohet nga askush. Duhet të bëjmë çmos që të mos i shkojnë topa, të ulim këtë mundësi. Polonia ka potencial fizik dhe luan ndeshje të mëdha në sfida të tilla deçizive ndaj pres që do të na sulmojnë menjëherë. Në këtë aspekt pres një kundërshtar shumë agresiv”.