Mes gëzimit të suksesit ndaj Hungarisë, ka pak trishtim për dëmtimin që pësoi në pjesën e parë të ndeshjes Berat Gjimshiti nga Presheva e Shqipërisë së Epërme Verilindore.
Mbrojtësi u largua nga fusha e lojës pa kaluar 30 minuta për shkak të një frakture në parakrah.
Dhe nuk ka asnjë lajm ngushëllues për gjendjen e tij. Gjimshiti iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e së hënës dhe mbrojtësi kuqezi do të rikthehet në fushë vetëm pas 30 ditëve, pra një muaj mungesë.
Një mungesë e madhe për Kombëtaren shqiptare jo vetëm për sfidën ndaj Polonisë, por edhe për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të nëntorit, kundër Anglisë dhe Andorrës.
Mbrojtësi është titullar i padiskutueshëm dhe Reja do të duhet të gjejë zëvendësin e duhur.
(BalkanWeb)