Gazetarët si dhe kameramanët do të qëndrojnë në lozhën e sallës së seancave plenare
Knid Ndrenika
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së Koronavirusit në mars 2020, gazetarët do të lejohen të raportojnë duke qenë të pranishëm në seancat plenare të Kuvendit.
Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit vendosi që gazetarët të lejohen që në seancën e ardhshme, përkatësisht të datës 14 tetor.
Vendimi ndonëse i vonuar është arritur pasi mediat, përfshi organzima ndërkombëtarë kundërshtuan idenë që gazetarët të raportonin duke u mbështetur te transmetimi online.
Gazetarët si dhe kameramanët do të qëndrojnë në lozhën e sallës së seancave plenare.
Gazetarët u lejuan disa ditë më parë që të marrin pjesë edhe në mbledhjet e Komisioneve Kuvendarë duke paraqitur kartelën e vaksinimit ose testin e vlefshëm “PCR” kundër COVID-19.