Të nderuar motra dhe vëllezër mërgimtarë,
Jemi dëshimtarë të një epoke kohore të lavdishme të popullit Shqiptar, posaçërisht të çlirimit të Kosovës nga kolonializmi serb si dhe avancimi i të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë Të Preshevës. Kemi ngecje nëpërkushtimin për të drejtat e njeriut të popullatës me shqiptarët e boshnjakëzuar në Sanxhakun e Tregut të Ri (Novi Pazarit) dhe popullatës së shpërngulur me dhunë nga Çamëria.
Siç e dini, në këtë betejë madhore, Mërgata Shqiptare luajti një rol kryesor në sensibilizimin e çështjes gjithshqiptare, posaçërisht asaj Kosovare, në financimin e luftës si dhe pjesëmarrjen në të. Por, duhet veçuar roli i komunitetit të Amerikës pasi luftën finale e bëri NATO nën udhëheqjen e komandës Amerikane. Mirëpo, prapa sukseseve të NATO-s qëndron Lobi Shiptaro- Amerikan, që bëri një punë të mrekullueshme në organizimin e rrjetit lobues në Amerikë dhe Europë dhe përkrahjen që mori nga organet e larta dhe vendimmarrëse politike të Amerikës.
Këtu, nuk duhet harruar puna dhe veprimtaria e Joe Dio Guardit. si udhërrefyesi i lobimit në Washington dhe në botë, si kryetar i LQSHA. Deri në çlirimin e Kosovës Lobi Shqiptar në Washington, radhitej si një ndër më të fuqishmit në botë, menjihere pas lobit Izraelit. Duhet cekur se Lobi Izraelit njëkohësisht dha një kontribut të çmuar në Washington në favor të shqiptarëve, duke iu falëinderuar punës së palodhur të Zotit Joe Dio Guardi dhe shoqes së tij Shirley, e cila është me perjardhje Izraelite.
Gjitha këto rezultate u mbërritën nga zemërgjërësia e Mërgatës Shqiptare në financimin dhe përkrahjen e Lobit apo Luftës direkte dhe indirekte.
Por, pas çlirimit të Kosovës dhe me kapjen e shtetit të Kosovës për 20 vite me radhë nga një grup i kriminalizuar të komandantëve të UÇK-s, të cilët, pasi e vodhën Kosovën dhe e dobësuan shtetndërtimin e saj, Lobi Shqiptar i shkëputi të gjitha marrëdhëniet me Shtetin Kosovar për shkaqe të arsyeshme dhe për herë të parë pas luftës me ardhjen e Zotit Kurti si kryeministër dhe Zonjës Osmani si Presidente, Lobi Shqiptar po fillon bashkëpunimin me qeverinë e Re dhe i jep një përkrahje të fuqishme në dialog me Serbinë, duke i mbrojtur kufijt e Kosovës dhe reciprorcitetin në çdo fushë të dialogut, duke i balancuar të drejtat e serbëve në Kosovë me të drejtat e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, apo të Kosovës Lindore.
Ditëve të fundit ishim dëshimtarë të një darke të shtruar nga LQSHA për nder të Senatorit BOB Mendes, i cili është kryetar i dhomës për mardhënie me jashtë të Senatit. Në këtë tubim Senatori Mendez dha disa deklarata të forta në mbështetje të Kosovës dhe të reciprocitetit në dialog me Serbinë, dhe, nuk qe e rastit pse Amerika e mbështeti reciprocitetin në rastin e fundit me incidentin e targave në kufi me Serbinë. Perveç asaj, Senatori Mendez e përsëriti edhe një herë se marrëveshja e “Zajednices”, e nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa, nuk do të lejojë Amerika të implementohet pasi cënon shtetësinë e Kosovës dhe interesin gjeopolitik të Amerikës, pasi Amerika është një ndër kontribuesit më të mëdhenj të çlirimit dhe formimit të shtetit të Ksosovës. Mënyra se si vepron LQSHA mund të ndiqni intervisten e RTK me Dr. Faton Bislimi, i cili e shpjegon shumë mirë anën organizative të lobit: https://drive.google.com/file/d/1rvruBRm7mmB1JjF2PtJh65VMHJf2NS2s/view. Mirëpo, krejt këto fitore të mëdha të LQSHA janë mundësuar me përkrahjen financiare dhe donacione nga Mërgata Shqiptare, të cilat mjete përfundojnë në mbështetje të financimit të kompanive zgjedhore te Kongresmënve apo Senatorëve, të cilët pa lëkundje e kanë mbështetur rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës.
Viteve të fundit mbështetja financiare për LQSHA ka rënë mjaft, dhe dobësimi i Lobit do të shkonte në favor të armiqve tanë. Shqiptarët duhet të mbështesin lobin në Washington dhe të promovojnë marrëdhëniet sa më të forta dhe të sinqerta me Amerikën për të mirën e kombit tonë, pasi ne ende i kemi çështjet kombëtare të pazgjidhura, siç janë gjendja e keqe e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Mal të Zi, Çamëri apo projektin e Federalizimit të Maqedonisë që Lobi është duke e promovuar. Dhe, për këtë asnjë organizatë apo shoqatë në mëgrim nuk është e kualifikuar apo legalisht e prëgatitur më mirë se LQSHA , e cila 34 vite me radhe solli suksese të mahnitshme në mbrotje të kombit Shqiptar mbrenda qarqeve politike të Washingtonit apo në botë. Mu për atë, apeloj gjithë Shqiptarëve në botë të anëtarësohen në LQSHA. Sa më i fortë të jetë Lobi Shqiptar në Amerikë, aq më i sigurt dhe i fortë do të jetë elementi Shqiptar në Ballkan. Për ata që duan të anëtarësohen, ju lutem kyquni direkt te web_faqja e LQSH në internet: https://www.aacl.com/.
Ju faleminderit. Zoti e bekoftë Amerikën dhe kombin Shqiptar.
Më 11. 10. 2021