Ja debatet Rama-Basha në Kuvend

Përplasjet në PD, Basha-Ramës: Bën mirë që i ndjek me kërshëri, shiko deri në fund se kushdo që vë interesat e tij mbi të shqiptarëve e pret një fund…!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, lidhur me debatet brenda selisë blu, teksa ky i fundit i cilësoi si fundin e etikës.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha iu drejtua Ramës, duke i thënë se bën mirë që i ndjek ngjarjet brenda PD-së me kërshëri, ndërsa i kërkoi të mësojë dhe të shohë deri në fund, pasi “këdo që vendos interesat e tij personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret një fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb, që ka vendosur të ecë përpara”.

“Bën mirë që i ndjek ngjarjet brenda familjes sonë politike me kaq kërshëri, mëso, por shiko deri në fund, se as ty, dhe askënd tjetër, që ka bërë hesap të vendosë interesa te tij personale mbi interesat shqiptare, nuk i pret një fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb, që ka vendosur të ecë përpara. Dhe po të them, PD ka vendosur të ecë përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Kjo rrugë mund të bëhet vetëm duke mobilizuar gjithë shqiptarët, që pikë sa pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë pengesën, që je ti dhe lemeria jote, që e quan qeveri”, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati foli dhe për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se qeveria fitoi me banditë, patronazhistë dhe paratë e tenderave.

 

 

“Është hajdutëria e babëzia jote që vazhdon të gërryejë financat e shtetit. Është mungesa e ndëshkueshmërisë që shkatërron moralin edhe të nëpunësit më të fundit, në një shtet të kapur. Shqipëria është një shteti i kapur nga korrupsioni. DASH e ka thënë e zeza mbi të bardhë se Shqipëria është shteti më i korruptuar në Ballkan.
Edhe më 25 prill, me bandit, me shkrirjen e shtetit me banditët, me patronazhistët, që o do të tërhiqen, o do t’i gjejë belaja, se këtu nuk do të instalohet më sigurimi i shtetit, edhe me paratë e tërmetit për vota, legalizimet për vota, shpërdorimin e pandemisë me tendera sekretë, me të gjitha këto prapë nuk ja dole, përvesçe të zgjasësh edhe disa blipa të tjerë jetën e kësaj fatkeqësie, që ti e quan qeveri, por shqiptarët e quajnë lemeri. Ti ke tetë vjet dhe nuk e di ç’është programi. Ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë, për të kthyer vendin në shinat e demokracisë, dhe për të të çuar ty aty ku e ke vendin, së pari jashtë kësaj salle, dhe së dyti, kur t’i rriten kicat SPAK, do ta tregojë vendin tjetër pushteti i tretë, që për momentin e ke vënë nën gjuhë dhe e kontrollon”, shtoi kryedemokrati.

“S’ka Zot që të shpëton!”, Basha i ashpër me Ramën: Nuk pështy mbi 16 vite partneritet me Berishën. S’kam ndërmend të bëhem pjesë e një procesi përbaltje që të eksiton

I ashpër ka qenë në përgjigjet e tij nga kryeministrit Edi Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se ai nuk e pështyn partneritetin 16 vjeçar me Sali Berishën, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe ironitë për Ramën.

“Ne e kemi nisur pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite partneritet më Sali Berishën. Nuk përshty. S’kam ndërmend që të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, të eksiton. Të këtij procesi të përbaltjet, të llumit dhe gënjeshtrave. Pyes veten time se çfarë duhet të bëjë që PD të bëhet sërish valvova dhe zemra e shpresës, jo thjesht për demokratët, po të paktën për atë 61 mijë shqiptarët që na votuan në 2. Ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe s’ka fuqi që ë ndalë. Me sjellje blasfemuese, s’ka Zot që të shpëton!”, tha Basha.

Rama i kthehet Bashës: Mos shaj e fyej si ai i ‘foltores’, nëse tregon anën tënde origjinale atëherë mund të diskutojmë për bashkëqeverisje

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar kryedekomratit Lulzim Basha duke i thënë që të kursejë përdorimin e fjalëve fyese.

Rama nënvizoi se është i hapur për debat, por për atë që bëhet përmes ideve, e jo përmes sharjeve. Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se kur të arrihet kjo, ndoshta mund të diskutojmë për bashkëqeverisje.

“Ajo që ndodh me ju më bën të ndihem keq, sepse është fundi i etikës, fundi i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë deri këtu nuk kishte shkuar. Është e shëmtuar ajo që ndodh. Foltoren këtu s’e solla unë, foltoren këtu s’ke për ta dëgjuar, nëse e sjell ti atë këtu. E qeshura që të del natyrshëm të del e sforcuar këtë kohë. E mora fjalën vetëm për të vendosur disa pika mbi i. Foltoren e sjell ti ku vjen këtu i fundit dhe fillon siç fillove sot një logo të re fjalësh më të ulëta që mund të nxjerrë njeriu në sy të të gjithëve. Mos imito, hiq dorë nga imitimi që këtu e quajte ustai, i yti, jo i imi, sepse sa më shumë e imiton aq më pak mund të kthehesh në realitet ato që sheh në ëndërr.

Ai thoshte sa herë dilte këtu ‘edhe studentët e mjekësisë’, ti dole te ato të psikologjisë. Këto janë gjëra të ulëta. Ai ishte autori i një dosje të fabrikuar nga A te ZH-ja që i ka dalë rrënja e së vërtetës në lidhje me djalin tim. Ti e rimerr këtu prapë, pas 30 vitesh, e më tregon mua t’i prindin. E kupton se sa poshtë je? Me këto do e ringresh? Është turp duke përdorur fjalët e ulëta mes këtyre grave dhe burrave që për ty janë të ndarë. Nuk fiton me këto. Fole për çmimin e energjisë. Ti thua që çmimi i energjisë, qenka i rritur. Jo. Nuk është i vërtetë. Energjia paguhej në dy fasha. Ky shtet kompenson me para diferencën e atyre që nuk kanë nevojë. Ke idenë që mund të ulet, shumë mirë, sill ekspertizën dhe e diskutojmë. Ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk mbaj njerëz nëpër gojë. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba. E di gjithë Shqipëria se si ndodh që goditet një person me emër dhe papritur e pa kujtuar mbaron sulmi. Atë emrin që përmende formulo denoncimin dhe dili për zot te SPAK-u, meqenëse e sjell SPAK-un këtu gjatë gjithë kohës.

Shifrat janë të thjeshta. E për ta mbyllur me çmimin e karburantit. Unë nuk e fsheh që po, patjetër, në çmimin e karburantit ka një taksë karboni. Pyetja është që sot në krizë që është rritur kriza, ata e blejnë më shtrenjtë naftën para se ju ishit në pushtet apo më lirë. Çmimi në benzinatë me të gjithë taksën e karbonit brenda, që s’ka për t’u hequr, sepse ne themi që ata që ndotin më shumë, paguajnë më shumë. Që nga Isamil Qemali e deri në sot, po të mbledhësh kilometrat, s’i bën dot kilometrat që kam bërë unë për shkak të detyrës. Në sa familje kam hyrë unë dhe sa duar kam shtrënguar unë, ty të duhen disa jetë, e nëse do të fillosh të zgjohesh herët. Por me këtë regjim zgjimi që ke ti, ty të duhen shekuj e shekuj.

 

Unë kam mësuar të lexoj shifrat dhe shoh atje, kam këtu te lëkura e dorës, qindra mijëra duar shqiptarësh, të gjitha moshave, e në këtë pikë s’më jep askush leksione. Zero. Por, t’i thuash shqiptarëve që të gjithë ju duhet të paguheni më pak, e të gjithë duhet të mbështeteni nga shteti, kjo do të thotë që s’je parti e qendrës së djathtë, por se ke marr vesh që ka ndryshuar sistemi. Ti i ke gjet gjërat gati vlla, kështu je mësuar. Ti duhet të tregosh se çfarë bëre, e mos na thuaj që futa Shqipërinë në NATO, e hoqa vizat. Ti flet për milionat me lehtësi të madhe.

 

Nëse do debat idesh, debat argumentash, debat opinionesh, interpretimesh faktesh, bëje, e nëse vjen këtu e i jep gojës si ai tjetri, mos u anko që të vjen foltorja në bisedë. Nëse vjen këtu e lëshon të shara, e akoma se din nëse je në gjumë apo realitet. Dil këtu, thuaj ato që ke për të thënë dhe mos u fut në garë se kush shanë më shumë. Për të shara, nuk e konkurron njeri ustain, është sharësi dhe shpifësi më i madh që ka jetuar në hapësirën shqiptare. Bëj debat, e mos hy në historira si klinika, sepse ti je shumë larg, ai është origjinali dhe ti kopja. Kur të kalosh nga kopja te origjinali, atëherë kushedi ndodh dhe bëhesh gati për bashkëqeverisje”, tha Rama.

“Ti lideri global i satelitëve, s’ta vërshëllen fare…”, Basha me tone të ashpra ndaj Ramës: Përdridhu e spërdridhu, je përgjegjës për vjedhjen 10 mln euro me tendera

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, lidhur me krizën e energjetikës.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se Rama e ka rritur çmimin e energjisë dhe të karburantit, duke e bërë këtë të fundit më të shtrenjtë se në Austri.

Basha: Ti s’ke rritur çmimin e energjisë? Kush e shtoi me 240 lekë çmimin e karburantit me taksën Rama. Kujt i djeg, le të qesh. Doli e tha se është taksa që ka vendosur PD. Jo mo jo. Transferimi i taksës së qarkullimit te ajo e karburantit ishte 7 lekë, kush ja shtoi 240 lekë? Ky këtu. Prandaj, karburanti ishte më i shtrenjtë se në Austri, deri javën e kaluar.

Ndërhyn Braçe..
Basha: Qetësohu mo qetësohu se s’të detyrova unë të firmosje. Kur të vijë SPAK, sqarohu. U shkrive, kushedi sa ke pa qeshur. Këto çmime prekin 650 mijë familje. Apo s’ta vërshëllen fare. E di çfarë do të thotë? Ti lideri global i satelitëve, në vendin ku njerëzit blejnë dy karota e dy qepë, ke futur mijëra në burg pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Sado të përdridhesh e shpërdridhesh këtu, faktet janë se ti je përgjegjës për vjedhjen 10 milionë euro me vetëm tenderat e fundit. T’i kemi publikuar disa herë ditët e fundit.

I ka parë gjithë Shqipëria, vetëm ti refuzon t’i shohësh, sepse jeton në botën tënde. Nuk ke vesh të dëgjosh. Pse ke blerë 10 milionë euro më shumë në tre tendera? Tunelin e Llogarasë pse e ke më shtrenjtë se oferta? Pse e zbraze kaskadën e Drinit? Dhe e blen tani 3-4 fish? Në rastin më të mirë për ty, tregon se je njeri që s’ke aftësi të jesh as drejtor i një kopshti fëmijësh, në rastin tjetër tregon se je drejtor i një kupole hajdutësh. Mos u përpiq të bësh diversion, kjo nuk është krizë energjie, por krizë e korrupsionit tënd.

“Bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty”, Basha-Ramës: Lojërat mund t’i luaje 4 vitet e para, isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me paralajmërimin që ai bëri, që Shqipëria duke nisur nga viti i ardhshëm do të dërgojë në orbitë dy satelitë, të cilat do të monitorojnë e mbrojnë territorin shqiptar.

Basha tha se kryeministri flet për satelitë, në një kohë që vendi është i kapluar nga varfëria. Ndër të tjera, ai u ndal dhe te çështja e sipërmarrësit italian, Becchetti.

Basha nënvizoi se nëse Bechetti është shpallur në kërkim, të arrestohet, por deri më tani sipas tij dihet se Shqipëria i ka një borxh mbi 120 mln euro biznesmenit.

“Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikushi veçse vetja ime dhe të jeni të sigurt që do të jem vetja ime nëse guxoni të vini në foltore dhe të na bëni moral ne, opozitës, të ardhur këtu me zemrat dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve më të mëdhenj që ka njohur ky vend. Ne jemi këtu për të kthyer demokracinë dhe legjitimitetin, sepse përndryshe ky është një kotec korrupsioni e nëse do të kishte një fije guxim drejtësia, gjysma prej jush do të ishin prapa hekurave sot. Mëngjes prej meje nuk do të dëgjosh, sepse që ditës time të parë në politike t’i je armik për mua, për atë që përfaqësoj. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e di shumë mirë dhe qoftë ata që bëjnë si të fortë, qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish-ministrin e brendshëm, nëse nuk do të provokosh një reagim të tillë thuaj langonjve tuaj të mbajnë gojën.

 

 

Të gjithë mund të jenë prindër më të mirë, veçanërisht ne politikanët. Unë kam borxh të paparë ndaj fëmijëve të mi. Jam i gatshëm të marrë leksione prindërie nga çdo kush në Shqipëri, përvec teje. Të vijmë te halli, halli im janë shqiptarët. Ty kaq ta ka prerë që ditën e parë në politikë, dhe deri në ditën e fundit. Halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit. Doje të digjje prapë avjin 8-vjeçar, e di që nuk ka më dhjam për të shtrydhur prej shqiptarëve. Sa herë e përmende sot foltoren, 10 herë. Halli im është shqiptarët. Po ty kaq ta ka prerë e kaq do ta presë deri ditën e fundit që do të jesh në politikë. Halli yt është që të ka mbaruar vaji i kandilit e këtë e di mirë. Doje të digjje prapë vajin tetë vjeçar, por ja që nuk e djeg më.

Foltorja nuk është halli im, është halli jot, foltorja është ding-dong u, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty , nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi  dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak , nga Elbasani në Shijak , apo se ta ka qejfi  ti greposh e ti gradosh  për ti hedhur kundër opozitës ? Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua , por tani ti ka mësuar gjithë bota.

Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.

Pse? Sepse ju notoni në luks dhe pushtet. Sepse zotrote ka harxhuar vitin e kaluar më shumë kohë me sheikë dhe darka sheikësh e kriminelësh e  oligarkësh sesa duke takuar njerëzit e thjeshtë të zonës elektorale që përfaqëson. Këto janë interesat tuaja dhe prandaj e keni shkatërruar edhe reformën në drejtësi, keni kapur përbishti drejtuesit e drejtësisë së re, i bëtë rezil ambasadorët e partnerët tanë  strategjikë duke shkuar javë për javë duke  u thënë veproni, veproni, veproni. Sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat e 184, të tërmetit, e të tjerëve këtu dhe u thonë mos veproni.”, tha Basha.

“Lulzim, je hallexhi sot”, Rama i prerë me opozitën: Harrojeni komisionin “Becchetti”, po mbroni një të shpallur në kërkim!

Kryeministri Edi Rama ia ka bërë të qartë opozitës në Kuvend se komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’ nuk do të ngrihet kurrsesi, ndërsa akuzoi rivalët e tij se po shpallin hero një person në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Ramës, shteti shqiptar nuk mund të nisë një proces, ku çështja është në shqyrtim në gjykatën ndërkombëtare, ndërsa tha se qeveria nuk ka bërë asnjë pagesë.

“Përtej retorikës, po ju them kaq. Është një proces penal në prokurorinë e Tiranës në gjykim prej disa kohësh ku pritet të dëshmojnë dëshmitarë të cilët prej disa muajsh ka pasur vështirësi të lokalizohet. Ky personi që e keni kthyer në heroin tuja, është në kërkim (Becchetti). Po mbroni një njeri në kërkim. E mbroni këtë njeri për të bërë politikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosura nga të tjerë, janë detyrime për Republikën e Shqipërisë. Ju jeni dhe qytetarë, votues dhe humbës të zgjedhjeve në republikën e Shqipërisë. Nuk është e ndarë, pavarësisht se ju doni të bëni një Republike të re. Në favor të shtetit shqiptar janë dy vendime. Para trupave ndërkombëtare të të gjitha juridiksionit, Republika e Shqipërisë është një juridiksion. Ju doni që ta fusni hallin tuaj në një histori me një të kërkuar të drejtësisë shqiptare.

Ju dezinformoni duke hapur një dokument që është i mbuluar nga konfidencialiteti duke shpikur se; shteti shqiptar ka nisur që të paguaj, ky është krejtësisht jo e vërtetë. Ju doni një komision që shkel parimet dhe dëmton interesat e Shqipërisë. Po ju kujtoj se konfidencialiteti i këtyre proceseve është detyrues për Shqipërisë, dhe duhet të jetë detyrues për të zgjedhurit e popullit shqiptar, s’po them për Qimi.net. Parlamenti duhet të jetë detyrues. Bie tërmet, ju jeni me tërmetin, vjen virusi, jeni me të, ka një krizë energjetike, jeni me të, tani na dolët aleatë dhe me këtë. Unë nuk jam fare fare fare i asaj shtëpie prodhimi, i gramafonit se për çdo gjë thotë; e ke bërë për këtë arsye. S’po them se i keni marrë ndonjë kaush me fara luledielli këtij dhe po i hani. S’po e them. S’po hy në këto. Lulzim, Lulëzim, ta kam thënë se unë hallexhinjve nuk i shtoj hallet. Je hallexhi sot. Unë po të ndjek.

Më vonë kemi kohë prapë. Ti je hallexhi, por vetëm një gabim mos bëj që të hysh në garë me atë të ‘foltores’, se e bën gojën qenef (Berisha). Mos e bëjë këtë. Se në atë fushë është më i mirë se ty. Ai është origjinali, ti kopja. Për qenef ai është botërisht. Ti mos bëjë konkurrencë qenef me qenef se nuk je. Je shumë pllakë majolike për të qenë si ai. E fundit që kam. Komisionin në fjalë ju duhet ta harroni, se komisioni në fjalë nuk bëhet. Kush në krye ku, kjo është pjesa juaj. Unë nuk përzihem. Meqe kam dhe një dobësi, mbase çështje moshe, duke qenë pak më i madh se Lulëzimi, ia kam thënë dhe personalisht; mos imito atë, se re në gropë. Si ai nuk bëhesh dot dhe mos u bë kurrë. Ji në lartësinë e flokëve të krehura dhe në lartësi të kostumit, mos e prish gojën si sot. Je dalluar që i fsheh mirë ato që mendon, por jo me gojë, të lutem! Nuk mundet dot që të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti.” tha Rama.

Deputetët e PD i ndërpresin fjalën, Rama i ironizon: Votoj pro, që të flisni gjithë javës! Vendimi për Becchettin, konfidencial! Po bëni vepër penale

Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit për kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Beccheti”.

Rama sqaroi pse mazhoranca nuk pranon ngritjen e këtij komisioni, duke thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për ta dëmshpërblyer biznesmenin italian nga qeveria shqiptare është konfidencial.

Diskutimi është shoqëruar me debate, teksa deputetët demokratë i kanë ndërhyrë Ramës nga vendi. Ndërsa vetë kryeministri iu është kthyer me ironi, duke iu thënë se do votojë pro, që ata të flasin jo 10 minuta, po gjithë javës.

Rama: Mund të ma tregoni vendimin për Becchetin, vendimin me të cilin ju jeni njohur.
Ndërhyn Bardhi.
Rama: Të mbaroj. Prit të mbaroj. Nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga Gjykata përkatëse, madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale. Vendimi i cituar i referohet një vendimi konfidencial, jo sipas meje apo nesh, por sipas vetë gjykatës. Tani, se si në prill 2021 u njoh opinioni, me një vendim që mbulohet nga konfidencialiteti jo i qeverisë shqiptare, por konfidencialiteti i akorduar nga Gjykata Ndërkombëtare, këtë e dini ju. Nuk e them për të trembur, por e them pse nuk bëhet ky komision. Prandaj, ju në radhë të parë, në kërkesën tuaj nuk shpjegoni burimin zyrtar publik. Ku është? Burimi zyrtar publik është gjykata. Kërkesa juaj thotë se është e qartë që Shqipëria tani do paguajë.

Ndërhyjnë deputetët e PD
Rama: Tani, të dilni ju këtu, e të pretendoni të korrektoni fjalët që them unë, ndërkohë që zotëria është autokontroll dhe askush nga ne nuk pretendon t’i bëjë thirrje të kontrollohet, tani më lini të mbaroj. Sa keni folur ju, unë habitem pse e keni këtë problem. Unë jam i gatshëm të votoj bashkë me ju, që ju të flisni sa të doni, gjithë javën. Unë jam votë me ju, të flisni sa të doni, jo 10 minuta, po gjithë javën, të krijoni këtu dhe një shtëpi të dytë, para se të vijë foltorja te shtëpia e parë.

Rama paralajmëron monitorimin e territorit me satelitë: Vitin tjetër, ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë, sepse për ne ky vend nuk është ‘tokë e xanun’

Kryeministri Edi Rama, teksa fliste në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e krizës energjetike u ndal te mbrojtja e territorit.

Në këtë drejtim ai paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundraligjshme.

“Shqipëria sot nuk është në atë gjendjen që ishte para se ju të largoheshit, kur nuk iu financonte njeri dhe u detyruat të bënit akrobacira, si ajo që bëtë me Bankën e Shqipërisë, për të shitur Hotel Dajtin. Ishit duke u mbytur. Për të mos folur më pas për energjinë. Atë e çuat në një derexhe që çfarëdo që të bëjmë ne, ju duhet t’i vendosni vetes një moratorium heshtje për 10 vite, e në këtë sallë të jenë ashtu siç vijnë për herë të parë. Ashtu si ngrinit kartonin për të mbajtur në këmbë ish-pushtetin e ‘foltores’. Ju thoni zbrazët. Po çfarë zbrazëm? Ju tentoni të bëni shqiptarët për budallenj, e përgjithmonë merrni të njëjtën përgjigje. Flisni për masakra.

Cilat masakra? I thoni shqiptarëve këta e shesin lirë dhe e blejnë shtrenjtë. Ky s’është sekret, është fakt publik. Kjo ndodh sepse ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limitit të lejuar nga siguria e digave. E kur uji vjen nga qielli më shumë se seç mban kapaciteti, ne duhet ta derdhim. E keni bërë ju. Por ndryshe nga ju ne Skavicën e nxorëm nga sirtari dhe ajo është sot një projekt me SHBA që është në proces. Ndërtimi i Skavicës do të na bëjnë që të vendosim ne se kur e shesim energjinë, e jo nga halli, por duke ndjekur momentin kur kërkesa është më e lartë. Rreth e rrotull ku blihet energjia jonë, moti është i njëjtë. Kur duam ta blemë ne energjinë është gjë tjetër, sepse është piku i thatësirës. Edhe për këtë kemi gjetur zgjidhje të ndërmjetme deri në ndërtimin e Skavicës.

The po bie konsumi? Por ku e bazon këtë? Ku i ke shifrat, faktet? Apo është pllaka e gramafonit që rrotullohet që nga viti 2013 po njësoj. Si po bie konsumi ku importet pa energjinë janë rritur 87%? Si po bie konsumi kur kursimet e vogla sot në banka janë më lart se ç’kanë qenë ndonjëherë tjetër? E po flas për kursime të njerëzve të zakonshëm. Më pas vjen e thua që Tuneli i Lloagarsë është dëm ekonomik. Po në ç’bazë e thua këtë. E ke treguar që me çmimet e rrugëve ke pasur një raport shumë më të shtrembër se aritmetikën.

La voce padrone ka ik te foltorja. Ligji i ri për të shmangur abuzimet e tmerrshme, ka përcaktuar që çmimi ka vetëm 50% dhe pjesa tjetër janë garancitë e nevojshme. The do të blemë drona? Jo, do të blemë drona dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do e bëjmë vitin tjetër, Albania 1 AlbaNia 2, sepse për ne ky vend nuk është tokë e nxanun.

 

 

 

Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë, durim, për të pastruar këtu e atje, s’mbaron, por ne shohim shumë larg. Po të them, që dronët po e po, por edhe satelitët, në mënyrë që kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet, mbi kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy, që me thënë të drejtën, kur vjen puna te inspektorët, janë me virus edhe ata që kishit ju, edhe këta që kemi ne. Prandaj, sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell e do të kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, sepse të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet, kur qeshni, sepse nuk qani dot”, u shpreh Rama.

“200 mln euro për OSHEE”, Rama sqaron Bashën: S’janë borxh, por garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për faktin se Shqipëria ka marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE sa i takon rritjes së energjisë.

Sipas Ramës, nuk bëhet fjalë për një borxh, por për një instrument si garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë.

“Pas një periudhe kontraktimi me 4% në vitin 2020 e cila ishte shumë më pak se parashikimi fillestar, ekonomia po rritet fuqishëm me rritje të parashikuar 7.8 % për 2020-ën, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave fiskale nga rindërtimit. Kjo është FMN. Shqip dhe anglisht. Më tutje përsëritet prapë, se është e njëjta gjë që bën, përsëri të njëjtën gjë që kur ke hyrë kryetar i opozitës. Përsërit dhe përsërit si përsëritës, duke iu thënë shqiptarëve se kemi marrë 200 mln borxhe, ndërkohë që para një jave iu the se u rrit çmimi i energjisë.

E the dhe sot; “ka dalë tellalli të lajmërojë një krizë që nuk ekziston”. Sot nuk përmende se çmimet janë rritur vetëm në Shqipëri, se çmimet janë rritur kudo. Në Kosovë, Maqedoni, deri në Amerikë, çmimet janë rritur. Gjithë bota flet për një krizë, që është globale, dhe jo lokale. E të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Është detyra ime t’ju flas hapur njerëzve dhe sidomos kur i gjithë vendi do përballet me një krizë të kësaj natyre. Çmimi për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët hë për hë nuk u rrit.

Ça do të thotë kjo? Se nuk ka krizë?! Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi do e shohim në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur, po problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës përballë kërkesës. Mund të paguash edhe më shumë, por s’mund ta gjesh. Ato 200 mln euro nuk janë borxh, por instrument garancie sovrane, për të mbrojtur shqiptarët dhe jo për të faturuar ata. Për të bërë të mundur që ajo kosto e rritur mos të shkojë në xhepat e tyre. ne po përgatitemi, shumë shpejt do të bëjmë konstruktim me shqiptarët se kush do e mbajë barrën dhe se si do të shpërndahet ajo.”, pohoi kryeministri.

“Plehrë, fundërrinë…”! Rama i përgjigjet Bashës për debatin në Kuvend: Je në pikë të hallit, por mos imito e klith si ai i “foltores”!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një përgjigje ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas përplasjeve të këtij të fundit me deputetin socialist, Eduard Shalsi, teksa e cilësoi këtë të fundit “plehrë, fundërrinë…”.

Kryeministri Rama shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur, teksa iu drejtua Bashës, duke i thënë që të mos imitojë foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Së pari, një shprehje keqardhje për atë lokorenë, në vend të mirëmëngjesit. Pas ardhjes i fundit këtu, z. Lulzim, dhe ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe personalisht, mos imito ato të foltores, sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja. Sa më shumë klith, si ai i foltores, aq më shumë dukesh personazhi i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë, dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjerë dhe në sy të kushedi sa tjerëve që na ndjekin, është një burrë në pikë të hallit.
Megjithatë, hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot. Duke ju referuar atyre që u thanë këtu, meqë u soll FMN, FMN e kam këtu përpara në deklaratën, në përfundim të misionit dhe po e citoj ‘Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020 aktiviteti ekonomiko po ringrihet fuqishëm’”, tha Rama

“Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët”/Basha: Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar një dëm ekonomik prej më shumë se 40 mln euro

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kriza energjetike, për të cilën flet qeveria, nuk është për këta të fundit, por për qytetarët shqiptarë.

Sipas kreut të demokratëve, vetëm mes shtatorit dhe tetorit të këtij viti qeveria i ka krijuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro.

“Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar qytetarëve shqiptar një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro.

Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë keni përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse?

Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës keni përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse?

 

 

3 blerje të energjisë me cmimie më të larta se ato të bursës, më shumë se 10 milionë euro. Pse?

Sigurisht as unë dhe as qytetarët, nuk e presim përgjigjen nga ju për këto pikëpyejte, sepse në një shtet të kapur nga korrupsioni, përgjigja është e qartë.

Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët.

Prandaj doni t’i trembni, doni t’i mbani në ankth, t’u thoni që kjo është një fatkeqësi natyrore, sepse doni të mbuloni mynxyrat tuaja”, u shpreh Basha.

“Korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë s’duhet ta paguajnë qytetarët”, Basha: Nesër kallëzim në SPAK për energjinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të depozitohet në SPAK një kallëzim për energjinë elektrike, sektor për të cilin kryeministri Rama paralajmëroi se do të goditet nga kriza.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i opozitës tha se korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë s’duhet ta paguajnë qytetarët.

“Këto abuzime duhen të hetohen. Ne do të depozitomë nesër në SPAK kallëzim penal për t’ja vënë para fytyrës abuzimet me paratë e qytetarëve. Korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përdoren politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkurtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse kambanat e rritjes së çmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me planifikim.   Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të gropës që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tone”, tha ai.

Mes të tjerash Basha tha se borxhi publik jashtë kontrollit, ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve.

 

 

“Sepse përtej sektorit energjetik, ajo që po ndodh me ekonominë dhe financat publike është po aq e rëndë dhe pasqyrohet në jetët e përditshme të qytetarëve, të cilët e ndjejnë se si fatura e korrupsionit po pengon zhvillimin e vendit, në qëndrimet e Partisë Demokratike, por edhe në ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që dy ditë më parë e bën rezil modelin ekonomik të kësaj pakice. Duke vënë në shënjestër PPP-të, që pritet të arrijnë shifrën marramendëse të 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka tregon se ajo që shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre, shkon në një masë të madhe për projektet e klientëve të kësaj qeverie.

Pasoja është e qartë. Një borxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit. Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim. Sepse përveç borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, një çmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël.”, pohoi ai.

‘200 milionë euro borxh për OSHEE’/Basha: Mëlçitë që i varen në qafë ujkut, për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi nga foltorja e Kuvendit planin e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, të dielën e kaluar, për përballimin e krizës së energjisë.

Basha deklaroi se ky nuk është një plan për shqiptarët, por është një tjetër borxh i Shqipërisë, që do duhet të paguhet me paratë e shqiptarëve.

“Pak ditë më parë tellalli i të keqes njohu shqiptarët me një krizë që do të godiste vendin, me pasoja të rëndë për ekonominë dhe jetët e qytetarëve, të ngjashme me ato të tërmetit apo pandemisë.

Por, pakkush e besoi.

Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte borxhi i ri me të cilin do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët, edhe më shumë borxhin e lartë publik, një borxh prej 200 milionë eurosh.

Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlçitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin.

 

 

 

Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe pagujanë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë”, tha Basha.

VIDEO/ “U bërë ti mo plehrë”, Basha ‘shpërthen’ kundër Shalsit. Ia kthen deputeti i PS: Trashja e zërit s’të bën më të fortë

Debate tw ashpra dhe akuza mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe deputetit të PS-së, Eduard Shalsi.

Teksa Shalsi ironizonte sjelljen e opozitës për kërkesën e kësaj të fundit ku kërkonte më shumë minutazh, ka ndërhyrë nga vendi i tij zoti Basha, ku i është kundërpërgjigjur socialistit.

Shalsi: Dy javë më parë kur mora fjalën, nuk fola për temën. Edhe sot fatkeqësisht do të doja të flisja për buxhetin, ndërkohë që ndeshim në skena të tilla si e sotmja. Tema e diskutimit ishte tjetër, por u ndjeva i obliguar disa gjëra. Në këtë sallë kam që në 2009, ku ka shumë skena vulgare dhe banale që do doja ti shmangim. Dëgjova një pishtar të PD, por unë di të komunikoj me një pjesë prej jush. Kaherë edhe kur nuk kemi rënë dakord, asnjëherë s’kemi qenë të papëlqyeshëm me njëri-tjetrin. Ju si deputetë të rinj në Kuvend, duhet të dini se jo vetëm që jemi dhunuar nga e drejta e fjalës, por ka dhe sjellje të papranueshme. Debatonim në konferencën e Kryetarëve për komisionet hetimore dhe më kujtohet se si reaguat me opozitën në 2009-2013. Kam qenë me fat që jetën politike e kam nisur në opozitë. Një nga gjërat që i thamë vetes si maxhorancë në 20013 ishim që mos të përsërisim atë arrogancë tuajën. Për çfarë flisni?! Kush ju ka penguar?! S’ka ndërmend t’ju pengojë njeri. Kështu siç jeni…keni një zakon të tmerrshëm. Ky padurimi që keni kur flet tjetri. Nëse nuk do keni durim nuk do të vini kurrë në pushtet

 

Basha: U bërë ti mo plehrë. S’ke turp. Me tregon ti mua shpifjen. O plehrë!

 

Nikolla: Ju kujtoj zoti Basha rregulloren…

Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të të bërit të të fortit.

Basha flet nga vendi

Shalsi:
Ta kuptoj hallin, por nuk ta qaj. Realisht mendon që trashja e zërit.

Basha:
O fatkeqësi.

Shalsi:
Do ta jepja me gjithë qejf fjalën time.

Basha: Qesh, qesh, i gjithë llumi…

Shalsi: Qesh, sepse ke 16 vite në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë, me këtë ngritje zëri.