Tiranë, 21 tetor 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbrojtur sërish nismën “Ballkani i Hapur”.
Në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, Rama ka thënë se për asnjërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të ketë rrugë tjetër, përveçse të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.
Madje, Rama katheksuar se Shqipëria duhet të nisë menjwherw “shtjellimin dhe zbatimin” e kësaj nisme.
“Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe, pa diskutim, që të gjithë do ta përqafojnë këtë ide, hap pas hapi. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, por duhet të nisë me shtjellimin dhe zbatimin e kësaj ideje. Pa diskutim që kjo është e ardhmja. Nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse të hapemi me njëri-tjetrin. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja, sepse, sidoqoftë, Ballkanin e Hapur do të jemi të detyruar ta bëjmë dhe s’do kemi rrugë tjetër, në momentin kur do të hyjmë në BE. Do të ishte një ekstra sforco dhe kohë e humbur, ndërsa duke e bërë sot me bindje ne i japim mundësi vetes të rrisim ekonominë tonë. Asnjë prej nesh në Ballkanin Perëndimor nuk e ka luksin të lërë ekonominë mënjanë dhe të merret me politikën në plan të pare, për arsye interesash partiake të brendshme”, është shprehur Rama.
(r.m.)