Tiranë, 25 tetor 2021 – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se partnerët strategjikë, SHBA dhe BE, janë informuar për paketën e propozimeve për ndryshime kushtetuese ecila është depozituar në Kuvend.
“Kjo iniciativë kushtetuese është konsultuar me organizmat ndërkombëtarë të specializuar për çështjet kushtetuese, siç është Komisioni i Venecias dhe ky është fakt publik është përmendur edhe në relacionin që shoqëron propozimin tone”, ka thënë Bardhi, në një intervistë për gazetën “Panorama”.
“Nga ana tjetër, partnerët strategjikë në Shqipëri, SHBA dhe BE, janë informuar për përmbajtjen e iniciativës sonë”, ka shtuar ai.
Bardhi ka shpjreguar se propozimi për vetingun ka objektiv pastramin e politikës nga njerëz të lidhur me krimin e korrupsionin.
“Dua të sjell në vëmendje se pastrimi i politikës përmes vetingut është një iniciativë në përputhje me zotimin e ndërmarrë me ndryshimet statutore, të miratuara në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 17 korrik. Nisma për vetingun e politikanëve ka si qëllim të pastrojë politikën nga njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin që po pengojnë zhvillimin e vendit”, është shprehur ai.
“Një numër i konsiderueshëm funksionarësh të lartë publikë i kishin kaluar filtrit gjykues të votuesit, duke bërë që në parlament apo pushtetin lokal të kishim deputetë dhe kryetarë bashkie trafikantë droge, trafikantë të qenieve njerëzore dhe deri edhe vrasës”, ka shtuar ai.
“Vetëm kështu pastrohet politika nga të korruptuarit dhe nga ata që janë të lidhur me krimin e organizuar”, ka theksuar ai.
Bardhi ka shpjeguar përse është propozuar që procesi i vetingut të politikanëve të kalojë përmes strukturës së posaçme kundërkorrupsionit (SPAK).
“Vetingun e politikanëve duhet ta bëjnë institucionet e pavarura. SPAK-u është organ kushtetues, me mision dhe përgjegjësi kushtetuese, për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Ky mision i është besuar (spak-UT) me konsensus, me 140 vota në Parlament. Deri më sot, SPAK-u është fshehur, duke bërë sikur nuk sheh e dëgjon, atë që në fakt thonë, shohin dhe dëgjojnë shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë: pasurimin e paligjshëm të politikanëve në kurriz të interesit të qytetarëve dhe lidhjen e politikanëve me krimin e organizuar. Për këtë arsye, ka një rënie të madhe të besimit të qytetarëve tek ky institucion, duke zhgënjyer pritshëmritë e tyre. Më kryesorja ishte ndëshkimi i politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Nëpërmjet propozimit tonë, SPAK-ut i hiqet çdo mundësi të bëjë sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon atë që shohin dhe dëgjojnë qytetarët”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
“SPAK-u ka detyrim ligjor që të veprojë}, ka theksuar ai.
(r.m.)