Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla garanton bashkëpunim të pandryshueshëm në Nismën e Detit të Zi
Knid Ndrenika
Shqipëria thotë se si pjesëtare në Nismën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, PABSEC do të vazhdojë të jetë aktive në të gjitha veprimtaritë e Asamblesë Parlamentare.
Kryekuvendarja Lindita Nikolla e garantoi për këtë në takimin e sotëm në Tiranë, Sekretarit të Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Asaf Hajiyev.
Gjithashtu zoti Hajiyev, pasi uroi Nikollën për zgjedhjen si kryetare, garantoi se vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të PABSEC-ut dhe të vendeve anëtare me Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja Nikolla, nënvizoi se “Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një anëtare aktive e PABSEC”.
“Kuvendi i Shqipërisë ka dhe ka marrë pjesë rregullisht në të gjitha veprimtaritë e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi”, – tha zonja Nikolla.
Shqipëria thotë se pjesëmarrja dhe bashkëpunimi i Kuvendit me PABSEC-un ka qenë dhe është një kontribut për zhvillimin, bashkëpunimin, paqen dhe sigurinë në rajonin e Detit të Zi.
Kryetarja Nikolla e quajti rajonin e Detit të Zi “një mozaik popujsh me kombësi, besime, kultura të ndryshme, por qëllime të përbashkëta: mirëqenie, zhvillim, prosperitet, stabilitet e paqe në rajon e me gjerë”.