27 Tetor 2021 – Libri “Barrë dhe Bekim” i autores shqiptare, Shqipe Sylejmani , e cila jeton në Zvicër, u promovua në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork para audiencës së komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ngjarja filloi me fjalën mikëpritëse të Ambasdorit Frymëzim Isufaj, i cili u shpreh se është i lumtur për mundësinë e mbështetjes së një ngjarje të tillë, që mblodhi komunitetin në këtë mbrëmje kulturore si pjesë e aktiviteteve të diplomacisë kulturore dhe se ky është vetëm fillimi i mbështetjes dhe organizimit të shumë ngjarjeve të tjera.
Autorja filloi promovimin e librit të saj me tregime të shkëputura nga novela ‘Barrë dhe Bekim’, të cilat u shoqëruan me pika muzikore shqiptare nën interpretimin e jashtëzkonshëm të këngëtares Arjeta Zuta dhe nën përcjelljen e Faton Maculës me kitarë.
“Është nder i veçantë të publikoj librin tim në Nju-Jork dhe të kem mbrapa vetes këta flamuj por bi të gjitha, pafundësisht flenderuese për komunitetin që ndau këtë mbrëmje me ne, me plot energji pozitive dhe dashuri” u shpreh zj. Sylejmani.
Shqipe Sylejmani lindi në 1988 në Prishtinë, Kosovë, mirëpo jeton në Zvicër prej moshës 4 vjeçare. Studioi gazetarinë dhe komunikimin në Cyrih ku më pas punoi si gazetare në Zvicër dhe Nju Jork. Që prej 2018-ës, është përfshirë në promovime kulturore si dhe është presidente e asociacionit “Kulturwerkstatt: Techno”. Në librin e saj të parë, novelën ‘Barrë dhe Bekim’, ajo shiqon mbrapa në përvojën e saj të migrimit dhe udhëtimet në vendin amë.
Ngjarja u mbështet nga Çka ka Qëllu dhe Stone Castle, me ç’rast u përkujdesën për ushqimin dhe shërbimin e pijeve për musafirët prezent. Ndërsa momentet e bukura të mbrëmjes u kapën përmes fotografisë nga i talentuari Afrim Haxhaj.
Në një bashkëbisedim përcjellës, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi çështjet dhe vlerat shqiptare, sfidat e identiteteve paralele, si dhe identifikimin kombëtar. (Info ThinkB)