Prishtinë, 28 tetor 2021 – Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë folur në lidhje me subvencionimin e kredive investive dhe me mbështetjen e eksportit, masa këto që janë përfshirën në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Në konferncën për medie, Kurti është lavdëruar me rezultatet e qeverisë së tij në fushën ee konomisë. Ai k athënë se ekonomia eKosovës sivjet ka pasur rritje më të madhe se asnjëherë më parë.
“Ekonomia e vendit tonë asnjëherë më pasur një rritje të madhe sa këtë vit. Ajo ishte rreth 10 për qind. Këtë rritje duhet ta ndjekim me rritje të prodhimtarisë dhe të eksportit. Aktiviteti ekonomik është shtuar për afro 30 për qind, eksportet janë rritur mbi 60 për qind, ndërsa të hyrat buxhetore janë rritur për 34%”, ka thënë Kurti.
“Rritja dhe zhvillimi I prodhimtarisë është motori kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të një vendi”, katheksuar ai.
Ai ka shtuar se gjatë këtij viti Kosova ka shënuar edhe rritje të eksporteve dhe shtim të aktiviteteve prodhuese
“Investistimi në prodhimtari nënkupton ngritje të kapaciteteve prodhuese dhe shtim të vendeve të reja të punës, gjë që përkthehet në rritje të aktiivitetit ekonomik dhe rritje tëmirëqenies ekonomike”, ka theksuar Kurti.
Kurti ka thënë se prodhuesit e vendit, në takimet që ka pasur me ta, janë ankuar se janë detyruar të angazhojnë ekspertë nga jashtë për punë të caktuara. Ai ka thënë se prodhuesit janë ankuar edhe për pabarazi në treg dhe për gjetjen e tregjeve të reja dhe ka premtuar se qeveria etij do të ndihmojë për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se masa 2.1 për subvencionim të Kredive Investive dhe amasa 2.4 për Mbështetje të Eksportit janë pjesë e pakos përrimëkëmbjen ekonomike që ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve vendorë.
“Qëllimi i këtyre masave është krijimi i një lokomotive për të funksionuar ekonomia. Në kuadër të masës 2.1 do të subvencionohen 20% e kredive për të gjitha bizneset që duan të rriten do të përkrahen. Kjo do të bëhet nga data 1 tetori për të gjitha kredit që plotësojnë këto kritere. Pasi të bëjmë ngritjen e kapaciteteve prodhuese ne do t’i mbështesim prodhuesit tanë edhe në hallkat tjera, pra do të ketë grante deri në 20 mijë euro për trajnimet e nevojshme në mënyrë që të trajnohet stafi për cilësi. Masë tjetër në kuadër të masës 2.4 është mbështetja deri 50 mijë euro për produktin që të ketë një produkt sa më të pranueshëm. Për të aplikuar ka mundësi deri në qershor të vitit të ardhshëm”, ka thënë Murati.
(r.m.)