Koha e pritjes për vizë

Çeshtje tё Emigracionit – Avokati Kieran Both pёr ju

 

Departamenti i Shtetit u ka krijuar mundësinë personave që kanë aplikuar për vizë (jo emigranti )që të jenë në gjendje të parashikojnë vetë periudhën e pritjes nga aplikimi deri në dhënien e vizës. Në këtë këndvështrim për personin e interesuar është i rëndësishëm planifikimi në kohë.
Një individ mund ta parashikojë vetë tashmë se sa kohë merr një pritje tipike për intervistë në konsulatën amerikane.Kjo referohet kohës tipike që zgjat procesi i vizës për të qënë gati për t’u marrë nga personi vetë, apo dërguar në adresën e tij nëpërmjet korierit. Parashikimet nuk duhet të përfshijnë kohën që kërkohet për procesin administrativ. Ky zakonisht merr 60 ditë që nga aplikimi,sidoqë në disa raste të veçanta zgjat edhe më shumë. Kohëzgjatja e procesit varet nga rrethanat e secilit. Në vazhdim, Departamenti i shtetit amerikan sugjeron që apikanti të studiojë tërësisht të gjithë informacionin në website të konsullatës për këtë qëllim, tërë procesin sëbashku me udhëzimet, përfshirë këtu edhe intervistën. Në internet në faqen e konsulatës spjegohen edhe procedura lidhur me viza të tjera si ato për vizitorë në SHBA,studentë si edhe për rastet që kërkojnë takime të përshpejtuara me konsullatën.

Në konsullatë amerikane në Tiranë:

Koha tipike e pritjes (me ditë kalendarike) për marrjen e vizës është:
Si vizitor: 1 ditë
Si student : 1 ditë
Për të gjitha vizat e tjera (duke lënë jashtë vizat:A,G,K dhe V), 1 ditë
Koha tipike e pritjes(gjatë ditëve të punës) për vizë 2 ditë.
Me ditë kalendarike nënkuptohen edhe ditët kur ambasada është e mbyllur(si fundjavet apo ditët e festive) . Termi ‘ditët e punës’ kupton ato kur ambasada është e hapur për punë, ku nuk përfshihen fundjavet. Në aplikimet për vizat A dhe G, koha e pritjes nuk përfshihet. Për secilën prej tyre procedohet veç. Vizat V dhe K nuk përfshihen këtu pasi për to procedohet si për vizat e emigrimit. Koha e pritjes nuk përfshin kohën e kërkuar për procesin administrativ .Këto lloj procedurash kërkojnë kohë shtesë. Shumica e procedurave shkon deri në 60 ditë që nga aplikimi. Gjatësia e kohës varet nga rrethanat e individit që ka bërë kërkesën. Prandaj para se të hyni në nternet për të parë statusin e dokumentave tuaja, duhet të prisni rreth 90 ditë nga data e ntervistës,ose dorëzimit të dokumentave suplementare,cila të jetë më e vona. Koha e pritjes gjithashtu nuk përfshin atë të kthimit të pasaportës personit nëpërmjet postës, apo korierit, për këtë qëllim.
Shpresojmë që Departamenti i shtetit ta freskojë në baza të rregullta, informacionin mbi këtë pikë. Gjithësesi, linku për infon është
http//travel.state.gov/visa/temp/wait/wait_4638.html.
Zgjidh “Tirana” për informimin për procesin e pritjes në amabsadën amerikane në Tiranë. Linku i ambasadës amerikane në Tiranë është:http://Tirana.usembassy.gov/.

Informacion i rëndësishëm për licensën (patentën) e makinës në Miçigan

Miçigani tani do t’u japë licensën e makinës si dhe kartën e idenditetit atyre që hyn në programin DACA, dmth fëmijëve që u sollën ilegalisht në SHBA, nga prindërit e tyre. DHS-Departamenti i Sigurisë së Vendit i konsideron ata të ligjshëm për t’u paisur me këto dokumenta. Zbatimi i kësaj politike, pra aplikimi për këto dokumenta fillon që nga 19 shkurti i këtij viti.
Licensa e makinës dhe karta e idenditetit(ID) do t’u lëshohet edhe individëve që janë verifikuar plotësisht nga qeveria federale që janë legalisht në këtë vend, si studentëve apo atyre që kanë ardhur me vizë të përkohëshme.
Kartat e reja(për liçensë makine) kanë të njejtat karakteristika si ato egzistuese të Miçiganit, por kanë edhe një tipar tjetër të vecantë, janë”Limited term” dmth që skadimi i dokumentatit koincidon me ditën e skadimit të prezencës legale të këtyre personave në SHBA.

Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe ndihmojmё emigrantёt me informacion pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju falenderojmё pёr interesimin he pyetjet qё vazhdoni tё na dёrgoni dhe ne do tё pёrpiqemi tu pёrgjigjemi atyre nё rubrikёn tonё “Çeshtje tё emigracionit”, çdo tё premte. Ju ftojmё tё na i dёrgoni pyetjet tuaja nё adresёn tonё nёpёrmjet internetit tek [email protected]