Houston (Texas, USA) – Të paktën tetë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga mes dyndjes së turmës gjatë natës së hapjes së festivalit muzikor Astroworld të premten në Hjuston, thanë zyrtarët.
Shefi i Zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena konfirmoi shifrën e viktimave në një konferencë shtypi herët në mëngjes pranë parkut NRG.
Ngjarja ndodhi në mbrëmje kur siç tha zoti Pena “turma filloi të mblidhej drejt pjesës së përparme të skenës dhe kjo shkaktoi panik”.
Departamenti i zjarrfikësve transportoi 17 persona në spitale, tha zoti Pena, duke shtuar se 11 nga të transportuarit ishin në arrest kardiak.
Shtypja ndodhi kur turma u zmadhua ndërsa këndonte këngëtari i muzikës rap Travis Scott, tha gazeta Houston Chronicle.
Një turmë prej 50,000 vetësh ishte mbledhur për të marrë pjesë në aktivitetin dyditor, shtoi gazeta. Dita e dytë e festivalit është anuluar.
(Zëri i Amerikës)