Uashington, 7 nëntor 2021 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e dënuan sulmin me dron ndaj rezidencës së kryemnistrit të Irakut, Mustafa al-Kadhimi.
Kryeministri Kadhimi shpëtoi i padëmtuar nga sulmi.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, e cilësoi sulmin si akt terrorist.
“Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, ishte drejtuar në zemër të shtetit irakian”, tha Price.
“Ne jemi në kontakt të ngushtë me forcat irakiane të sigurisë të ngarkuara me ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Irakut dhe kemi ofruar ndihmën tonë ndërsa ata hetojnë këtë sulm”, shtoi ai.
We're following the reported drone attack targeting the residence of Iraqi Prime Minister Kadhimi. We strongly condemn this apparent act of terrorism & are in close touch with the Iraqi security forces. Our commitment to our Iraqi partners is unshakeable. https://t.co/sD2Kp0UvcX
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) November 7, 2021
Sulmi ndaj kryeministrit irakian ndodhi pas zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, rezultatet e të cilave nuk u pranuan nga milicitë e mbështetura nga Irani.
SHBA, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe të tjerë i kanë vlerësuar zgjedhjet e 10 tetorit, të cilat u zhvilluan në mënyrë kryesisht të qetë dhe pa probleme të mëdha teknike.
(r.m.)