Serwer kërkon dëshmi të dokumentuara se Grenell paguhet nga Serbia

Uashington, 9 nëntor 2021 – Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka kërkuar që t’i dërgohen dokumente që dëshmojnë se ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, paguhet nga Serbia.

Ai ka thënë se dëshmitë që do t’I sigurojë do t’i dërgojë personalisht në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara.

“Më dërgoni dëshmi të dokumentuara se kjo është e vërtetë dhe unë personalisht do t’i dorëzojë ato në Departamentin e Drejtësisë”, ka shkruar Serwer në Twitter.

Serwer e ka bërë këtë kërkesë pas postimit të Suzana Starikovit, e cila kishte shkruar se Grenell paguhet nga 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar për Serbinë.

Starikov e ka mbështetur pretendimin e saj në deklaratën e analistit politik Dushan Janjiq, i cili ka thënë se Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Serbia.

Vetë Grenell e ka mohuar këtë.

(r.m.)