Ish-Kryeministri Sali Berisha do të dalë në një konferencë në orën 19:00.
Konferenca do të mbahet tek ambientet e ‘Xheko Imperial’.
Konferenca e Berishës vjen pasi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme i ka propozuar Kryesisë së PD thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor sipas një rendi dite me 3 pika.
Basha ka theksuar se nuk ka një Kuvend të PD në 11 Dhjetor, por një thirrje për t’i kundërvënë SHBA-ve një pjesë të vogël të PD për interesa personale, që do të sillnin izolimin e PD nga SHBA.
Po ashtu, Basha i ka propozuar kryesisë edhe një rend dite për Kuvendin legjitim Kombëtar të 18 Dhjetorit, të thirrur prej tij, duke “luftuar” nismën e Berishës dhe duke shpallur aksionin opozitar.OraNews