“”Presidenti i di shumë mirë detyrat e tij pavarësisht se shpesh herë bën sikur nuk i di”-tha zoti Rama
Knid Ndrenika
Kryeministri Edi Rama tha se Partia e tij Socialiste është gjithmonë gati për të marrë pjesë në zgjedhje, por sipas tij është detyrë e Presidentit të Republikës që ta vendosë.
Zoti Rama iu referua mundësisë për një proces të pjesshëm vendor pasi gjashtë bashki janë pa kryetarë shkak largimi prej ligjit të Dekriminalizimit, përfundimit të mandatit apo mosmarrëveshjet për 30 qershorin 2019 të dekretuar dhe anulluar nga presidenti.
Sipas zotit Rama saç la të kuptohet, Partia Socialiste nuk do të priret të kërkojë zgjedhje të pjesshme te presidentit meqenëse është ai që duhet ta caktojë një datë për procesin.
“Çfarë kërkese do të çojë PS në Presidencë kur kjo është detyrë e Presidentit?! Dhe, Presidenti i di shumë mirë detyrat e tij pavarësisht se shpesh herë bën sikur nuk i di”-tha zoti Rama.
“Pse nga unë varet do të shkojmë apo jo në zgjedhje vendore?!”-iu përgjigj kryeminstri pyetjes nga mediat nëse do të ketë proces të pjesshëm për të gjashtë bashkitë (komuna në Kosovë) të mbetura pa kryetar.
Ndërkaq, ai ritheksoi se PS është gjithmonë gati, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit zonalë.