Nga Beqir Sina
ALBANY, New York – Senatori Jeff Klein (D-Westchester/Bronx) dhe Asembleisti Mark Gjonaj (D-80/Bronx) u bashkuan, më 17 shkurt 2013, në një seancë të veçantë, për miratimin e një rezolute të përbashkët në të dy të dhomat e legjislativit të shtetit të New Yorkut, Senatit dhe Kuvendit (Asamblesë), për të nderuar pesëvjetorin e Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe viseve të tjera shqiptare në Ballkan, e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë New York-un, thekson kjo rezolutë duke nënvizuar se shqiptaro amerikanët janë dalluar si njerëz të ndershëm, punëtorë dhe të integruar plotësisht në jetën amerikane.
Senatori Jeff Klein e quajti në debatin e tij rreth kësaj rezolute dhe aprovimin e saj si shumë të rëndësishme dhe kuptimplotë.
Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, duke falenderuar së pari kryetarin e kësaj seance Jeffron L. Aubry dhe përfaqësuesit e të dyja dhomave, për nderimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
“Si pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë, në Ballkan”, tha Gjonaj, “ne shqiptarët jemi ndër popujt më të vjetër të qytetërimit europian, me tradita kulturore, që janë të veçanta si Besën, mikpritjen, bujarinë, punën ndershme e të palodhshme si dhe respektin (diçka që pa dyshim ka ndikuar edhe shqiptaren më të famshmes të të gjitha kohërave – Nënë Terezën). Por, është ironike që një nga qytetërimet më të vjetra të Europës, është gjithashtu i njohur si shteti më i ri në Europës”.
Seancën e ndoqën drejtpërsëdrejti në sallën e Asamblesë edhe përfaqësuesit Kosovës dhe Shqipërisë, Shefi i Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ambasadori Ferid Hoxha dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Bekim Sejdiu. Posaçërisht kishin për këtë rast edhe një grup shqiptaro-amerikanësh, ndër të cilët: kryetari i shoqatës Vatra dr. Gjon Bucaj, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli, nën/kryetari i shoqatës Vatra Agim Rexhaj, si dhe aktivistët e gazetarë ndër të cilët Dalip Greca, Halil Mula, Beqir Sina, Zef Balaj, Besim Malota,. Esad Gashi, Muzli Krasniqi, Mirvan Musa, Xhemal Bajramaj, etj
Seanca u drejtua nga asambleisti Jeffrion L. Aubry dhe udhëheqësi i shumicës së Demokratëve në Assamble, Joseph D. Morello. Gjatw seancws, fjalwn e morwn: Catherine Nalon, Phillip Goldfeder, Nelson L.Costrom Luis Sepilveda, Vanesa L.Gibson, Carmen, E. Arroyo, Ruth Hassell-Thompson, Jeff Klein, Tom Libus, Martin J. Golden, Toby Ann Stavisky, Michael Benedetto e të tjerë.
BOX 1
Bekim Sejdiu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York
“Kjo ishte një ditë shumë e veçantë për Kosovën, shqiptarët dhe marrëdhëniet tona me SHBA. Kjo tregon që niveli i mbështetjes amerikane për Kosovën shtrihet në nivele të ndryshme politike dhe institucionale. Mbi të gjitha, nxerrja e rezolutës nga Senati dhe Asambleja e shtetit të Nju Jorkut dhe faktin se kjo u inicua nga z. Mar Gjonaj-Asambleist me prejardhje shqiptare dëshmon peshën e veçantë të Diasporës shqiptare në ShBA…kjo u dëshmua edhe nga fjalimet e shumta në mbështetje të shumë përfaqësueseve në Senat dhe Asamble, nga zona të ndryshme të shtetit të Nju Jorkut Asamble”.
BOX 2
Ferit Hoxha, Përfaqësues i Përherëshëm i Republikës së Shqipërisë në OKB:
Paraqitja dhe miratimi me datё 12 shkurt 2013, nё Senatin dhe nё Asamblenё e Shtetit tё Nju Jorkut, e njё rezolute me rastin e Pesё Vjetorit tё Shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs pёrbёn njё ngjarje tё vecantё, tё rёndёsishme e nё disa aspekte, unike.
Ёshtё e vecantё pasi Brenda njё dite tё dy dhomat legjislative tё Shtetit tё Nju Jorkut pёrshendetёn njёzёri sot pёrparimin dhe zhvillimin nё Kosovёn e pavarur; ёshtё e rёndёsishme sepse kёto dy institucione tё njё prej shteteve mё me influencё nё Shtetet e Bashkuara rishprehёn, njёzёri, angazhimin pёr mbёshtetjen e Kosovёs si dhe dhe tё shqiptarёve nё Shtetet e Bashkuara e jashtё saj; ёshtё unike sepse kjo iniciativё ёshtё ndёrmarrё, udhёhequr dhe realizuar nga z. Mark Gjonaj, anёtar I Asamblesё sё Shtetit tё Nju Jorkut,I cili ёshtё i pari pёrfaqёsues I komunitetit shqiptaro-amerikan I zgjedhur nё kёtё nivel. Nё mёnyrё domethёnёse, rezoluta pёr Kosovёn pёrbёn edhe nismёn e tij tё parё legjislative nё ushtrimin e detyrёs pёrfaqёsuese nё Albany, tё filluar para disa javёve. Dёshiroj tё pёrgёzoj z. Gjonaj pёr iniciativёn, ti shpreh admirimin tim pёr angazhimin e suksesin si dhe ta falendёroj pёr ftesёn pёr tё qenё I pranishёm nё njё moment mbresёlёnёs.
Pёrfaqёsimi i shqiptarёve nё nivelin e lartё legjislativ tё shtetit ku jeton komuniteti mё I madh shqiptar nё SHBA ёshtё materializim I pёrpjekjeve dhjetra vjecare tё shqiptaro amerikaneve pёr tё paraqitur, nxitur e mbrojtur interest e tyre nё qendrat e rёndёsishme vendimarrёse; ёshtё materializim I pjekurisё, I njohjes sё aftёsive, talentit dhe mundёsive tё brezit tё dytё shqiptar tё rritur dhe edukuar nё SHBA; ёshtё sigurisht sukses personal dhe materializim I ambicjeve individuale tё z. Gjonaj por, nё njё vёshtrim tё gjerё, ёshtё njё arritje kolektive pёr ti bёrё ngjyrat kombёtare shqiptare tё pranishme aty ku ato nuk kanё qenё mё parё. Eshtё mё sё fundi edhe shprehje kuptimplotё dhe e mirёpritur e udhёtimit tё shpejtё dhe avancimit fantastic tё kombit shqiptar nё dy dekadat e fundit.
Me zgjedhjen si anёtar i Asamblesё sё Shtetit tё NJu Jorkut, Mark Gjonaj shёnon njё majё nё rrugёtimin personal por edhe atё tё njё komuniteti, I cili, pёr dekada, pasi ka siguruar suksesin nё iniciativёn sipёrmarrёse, pasi me punё e pёrpjekje I ka siguruar vetes emёr, ёshtё pёrpjekur tё gjejё vendin qё I takon nё aspektet e tjera tё jetёs amerikane, pёrfshirё nё politikё. Mark Gjonaj ёshtё kёshtu nismёtari I realizimit tё plotё tё ёndrrёs amerikane, nё kёtё vend qё bazohet nё lir e I cili ka ditur tё cmojё e tё marrё e tё bёjё tё vetёn vlerat, cilёsitё dhe energjitё mё tё mira tё gjitha kombёsive e komuniteve qё e pёrbёjnё.
Ne ndjehemi krenarё me suksesin e Mark Gjonaj dhe urojmё e shpresojmё qё ai tё shёrbejё si shembull pёr tё rinjtё shqiptaro amerikanё.
BOX 3
Kryetari i Federatës PanShqiptare VATRA, dr Gjon Buçaj:
Kjo asht nji ditë për t’u shenue, me vlerë historike për Mark Gjonajn, dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për Kosovën në veçanti. Në fillim të karrierës Gjonaj në Asemblenë e këtij shteti të madh t’Amerikës, ai siguroi nji mbështetje të kolegve të tij për një Proklamatë të randësishme për Pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky akt patriotizmi është me dobi për Kosovën shqiptare, në frymën e vleravet morale të lirisë dhe të drejtësisë që janë karakteristika të këtij Kombit të madh, që i vlerëson shqiptarët dhe në veçanti me këtë rast si nji shqiptaro-amerikan i nderuem si Mark Gjonaj!