Deputeti socialist, Erjon Braçe, nga foltorja e Kuvendit ka dalë në krah të fermerëve duke thënë se mbarra e madhe ndaj tyre i çon në faliment.
Deputeti i PS-së tha se heqja e kompensimit 6% të TVSH-së dhe taksimi i inputeve do të shkaktojë humbje të mëdha për bujqit.
Për Braçen është e sigurt se nëse paketa fiskale miratohet siç është do falimentojë bujqësinë.
Braçe: Më e rëndësishmja është skema e TVSH për bujqit, fermerët. Çfarë ka ndodhur me qeverinë nga 2014 që vendosi këtë skemë dhe deri sot? Qeveria e bën zero kompensimin e fermerit. Problemi është te bujku dhe grumbulluesi, eksportuesi me zero në TVSH është i përjashtuar nga këto probleme. Me 20% TVSH në shitje, humbja për grumbulluesin është e madhe.TVSH e inputeve bujqësore, nëse do kishim një treg që funksionon normalisht, çmimet i cakton tregu jo taksa.
Por ne në tregun e inputeve bujqësore nuk kemi rregulla, kemi kartelë të 10 kompanive që përcaktojnë çmimet dhe nëse ne vendosim TVSH 10%, do transmetohet te kosto me të cilën bujku do të blejë çdo gjë. Na duhet të çlirojmë tregun nga karteli i këtyre 10 kompanive dhe të shikojmë normën e taksave që mos e rrisim barrën tani pasi barra e taksës mbi bujkun do rrisë kostot e bujkut dhe do ulë fitimin e tij.
Na duhet të çlirojmë tregun nga karteli i këtyre 10 kompanive dhe të shikojmë normën e taksave që mos e rrisim barrën tani pasi barra e taksës mbi bujkun do rrisë kostot e bujkut dhe do ulë fitimin e tij.