Basha: Një Parti Demokratike, një Kuvend, më 18 dhjetor!

Tiranë, 1 dhjetor 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. ka përsëritur edhe një herë mesazhin e tij për Kuvendin Kombëtar të partisë, i cili do të mbahet më 18 dhjetor.

“Ka një Parti Demokratike, ka një kuvend me 18 Dhjetor”, ka theksuar Basha, në një videomesazh të publikuar në “Tëitter”.

Ai ka thënë se fushata e nisur nga Berisha për interesa personale të tij po shfrytëzohet nga faktorë ekstrapolitikë, të krimit tëe organizuar dhe kundërshtari politik për përçarjen e Partisë Demokratike.

“Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktorë ekstrapolitikë që s’kanë lidhje me interesat të demokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë, por dhe kundërshtari ynë politik, është investuar që diçka të nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal, ta shfrytëzojë për ta përçarë Partinë Demokratike. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare me 15 Nëntor. Ka një Parti Demokratike, ka një kuvend me 18 Dhjetor.”, ka thënë Basha në videomesazhin  e tij.

(r.m.)