Nga Beqir SINA, New York
Një grua e kontesë Bergen vdiq të hënën pasi u godit nga një automjet teksa po përpiqej të kalonte Route 46 East në Teterboro, thanë autoritetet.
Autoritetet indetifikuan gruan dhe ajo është Fetije Lickollari, 59 vjeç, nga Garfield, e cila u godit rreth orës 15:30. pranë qendres Industrial Avenue, sipas Richard Behrens, shefit të Departamentit të Policisë Moonachie.
59 vjeçarja Liçkollari – është shqiptare nga Pogradeci dhe nëna e tre fëmijve (dy djem e një vajzë) të rritur,
Ndërkohë, simbas disa burimeve nga vendngjarja ajo ka ndërruar jetë në vend.
Nga hetimet e para thuhet se “Lickollari po përpiqej të kalonte rrugën Route 46 për te një stacion aoutubuzi në anën tjetër të rrugës, kur ajo u godit nga një automjet që po udhëtonte në linjën e saj në Route 46,” tha Behrens në një deklaratë.
Ai tha se drejtuesi i automjetit ka qendruar në vendngjarje deri sa ka ardhur policia -,dhe ka bashkëpunuar me hetuesit.
Deri tani thuhet se asnjë akuzë nuk është ngritur dhe përplasja mbetet nën hetim, tha Behrens.
Policia e Moonachie u asistua duke mbledhur provat ne vendngjarje nga Departamenti i Policisë së Hasbrouck Heights, Njësia e Hetimit të Aksidenteve Fatale të Zyrës së Prokurorit të Qarkut Bergen, Byroja e Hetimit Kriminal të sherifit të qarkut, Skuadra e Ndihmës së Parë të Trageteve të Vogël dhe Departamenti i Transportit i Nju Xhersit.
Një gazet lokale Daily Voice thotë se « dikush » po fsheh emrin e shoferit që autoritetet e konfirmuan se është një anëtar këshilli në një bashkie të Qarkut Passaic , sepse një hetim paraprak nuk gjeti indikacione për « gabim vozitje » të shoferit.
Megjithatë hetimet thuhet se po vazhdojnë.
Incidenti ishte për her të dytë po në të njëjtin vend po këtë muaj – që një këmbësor goditet dhe vritet në Route 46 në Teterboro. Më 16 nëntor, Mariano Morales-Benitez, 43 vjeç, nga Union City, po ecte nëpër autostradë kur u godit nga një automjet në lindje afër rrugës Fred Wehran Drive, thanë zyrtarët.
Rruga është quajtur «death road-rruga e vdekjes » ku disa her këmbësorët janë goditur nga makinat dhe vriten gjatë ecjes nëpër autostradë të ngarkuar.
Skena e përplasjes së djeshme, në veçanti, e ngritur nga policia thuhet se mundet të ketë qenë kalimi për në një stacion autobusi në anën tjetër kalim ky « kundravajtje » që punonjësit nga supermarketi Walmart dhe gjetkë e përdorin zakonisht si vend kalimi.
Policia dhe dëshmitarët thonë se shumë qytetar në atê vend nuk përdorin vendkalimin e këmbësorëve që është një bllok më larg – por preferojnë të rrezikojnë « jetën » duke dalë në anën tjetër.