Abbott: Retorika e palëve e ngushton hapësirën e dialogut Kosovë – Serbi

Prishtinë, 3 dhjetor 2021 – Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë dialogun.

“Ne e mbështesim dialogun sepse besojmë se është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve që të arrihet një marrëveshje që ua mundëson Kosovës dhe Serbisë integrimin e plotë në bashkësinë ndërkombëtare, zgjidhjen e çështjeve të së kaluarës dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Serbinë. Marrëveshja është jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor në tërësi”, ka thënë Abbott.

Ambasadori britanik i ka cilësuar si shqetësuese ngecjen në zbatimin marrëveshjeve të arritura dhe progresin e ngadalshëm në negociatat aktuale. Ai ka shprehur shqetësimin për retorikën që përdoret nga të dyja palët paradhe pas takimeve që zhvillohen neë kuadër të dialogut.

“Unë jam gjithashtu i shqetësuar për retorikën e përdorur nga përfaqësuesit e të dy vendeve, para dhe pas takimeve të dialogut. Kjo ngushton hapësirën për negociata dhe e kufizon potencialin për ndryshime”, ka thënë ai.

Ambasadori Abbot ka folur edhe për rolin e të dërguarit të posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Peërëndimor në dialogun Kosovë – Serbi.

“Sir Stuart sjell shumë përvojë dhe njohuri për Kosovën dhe rajonin.Ai do të jetë në gjendje të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, si edhe çështje të tilla, si: krimet e luftës e personat e pagjetur, si edhe promovimin e iniciativës së Mbretërisë së Bashkuar për adresimin e çështjes së dhunës seksuale gjatë konfliktit”, është shprehur ambasadori britanik në Kosovë, në intervistë për Telegrafin.

(r.m.)