Senatori Bob Dole do të na mungojë shumë. Një hero i luftës, një burrështetas, një udhëheqës i madh politik dhe një xhentëllmen i vërtetë, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.
Ishte një republikan dhe konservator deri në fund të jetës, por ishte edhe një nga politikanët më të respektuar i mbarë shekullit të fundit.
Kombi shqiptar ishte me fat të madh që pati një mik si ai: parimor, të vendosur, dhe që kuptonte shumë mirë se çfarë po ndodhte në rajonin e Ballkanit duke filluar nga viti 1990.
Senatori Dole luajti një rol vendimtar në përpjekjet për liri dhe demokraci në Kosovë. Kur vizitoi për herë të parë Prishtinën në 1990, Kosova pothuajse nuk njihej nga opinion publik amerikan dhe ai botëror. Populli i Kosovës
Populli i Kosovës po vuante shtypjen e regjimit fashist të Millosheviqit dhe kauza e tij po injorohej nga komuniteti ndërkombëtar. Mbështetja nga Dole qe një moment kthese. Si udhëheqësi i republikanëve në Senatin Amerikan ai ofroi peshën e tij të jashtëzakonshme politike duke ndryshuar rrjedhën e historisë së Kosovës.
Ishte ndërhyrja e tij që siguroi Paralajmërimin e famshëm të Krishtlindjes, që Presidenti George HW Bush i bëri Millosheviqit. Ai luajti shumë rol që Presidenti Bill Clinton të bindej për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. Nuk ka asnjë fazë të historisë moderne të Kosovës që nuk përfshin senatorin Dole. Ndihma e tij për negociatat që filluan në Rambuje ishte vendimtare; aty u hap rruga për ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.
Pas çlirimit, Dole vizitoi disa herë Kosovën dhe përdori lidhjet e tij me Administratën e Presidentit George W Bush për të lobuar në favor të pavarësisë së Kosovës.
Për punën e tij në shërbim të Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova e nderoi me Medaljen Presidenciale. Dole mbeti një mik i madh i Kosovës deri në ditën e fundit. Gjatë Administratës Trump, ndërhyrja e tij ndihmoi shumë në mposhtjen e përpjekjeve serbe për të ndarë Kosovën.
Vitin e kaluar, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së tij në Kosovë, Senatori Dole u nderua me një monument përkujtues dhe një bust. Në Prishtinë ndodhet edhe një rrugë me emrin “Bob Dole”. Në vitin 2017, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e nderoi me Urdhërin e Flamurit Kombëtar.
Një meritë e madhe i takon mikut të ngrushtë të zotit Dole, Jim Xhema, një udhëheqës i shquar shqiptaro-amerikan që e prezantoi kombin tonë me Senatorin Dole. Miqësia mes tyre vazhdoi deri në fund.
Kam patur nderin të punoj për gati 30 vjet me të për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për përparimin e kombit shqiptar. Do t’i ruaj si të shtrenjta takimet me Senatorin Dole gjatë këtyre viteve. Që nga mbrëmja përpara nisjes në Kosovë, to dekorimi i tij shumë vite më vonë nga Presidenti i Shqipërisë, në Washington. Nuk e marr dot me mend se si do të kishte shkuar fati i Kosovës nëse nuk do të kishte qenë mbështetja e tij bujare dhe parimore.
Për këtë dhe për gjithshka që bëri për kombin amerikan, për jetën e tij shembullore dhe punën e palodhur, do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës.
Kosova dhe kombi shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë. Zoti e bekoftë shpirtin e tij!
Harry Bajraktari
Pamje nga vizita historike e Senatorit Bob Dole, në Kosovë, në gusht 1990, në krye të një delegacioni nga Senati Amerikan.