Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën me një minutë heshtje për vdekjen e ish-senatorit amerikan Bob Dole
Ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.
Për kontributin e tij, një bust u përurua në Prishtinë.
Senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.
Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.RTK