Nuk ka nevojë të jesh nënshtetas amerikan që votosh në zgjedhjet bashkiake në New York City
Nga Ruben Avxhiu
Me 33 vota Pro 2 Abstenime dhe 14 Kundër, Këshilli Bashkiak në New York City miartoi rezolutën që i jep të drejtën e votës banorëve të ligjshëm të qytetit, pa qenë nevoja që të jenë nënshtetas amerikanë.
Mjafton që banorët e qytetit të jenë rezidentë të përhershëm apo të kenë autorizim punësimi dhe automatikisht fitojnë të drejtën për të votuar për pushtetin lokal në këtë qytet.
Ligji u jep mundësi gati një milion emigrantëve të ligjshëm që të kenë një zë në qytetin ku jetojnë e banojnë prej shumë vitesh.
New York City bëhet kështu metropoli i parë në Shtetet e Bashkuara që ka zgjeruar bazën e votuesve përtej nënshtetasve amerikanë.
Megjithëse e drejta e votës nuk do t’u takojë emigrantëve të paligjshëm e pa dokumente, kundërshtarët e ligjit kanë thënë se do ta çojnë çështjen në gjyq sepse sipas tyre shekl Kushtetutën Amerikane.
Ndërkohë, kryebashkiaku Bill de Blasio ka thënë se ndonëse nuk është shumë i bindur, nuk do të vendosë veton dhe do ta firmosë ligjin.
Koalicionet e organizatave të emigrantëve të qytetit e kanë quajtur lajmin një fitore historike.