Ka përfunduar numërimi i votave për ‘shkarkimin’ e Lulzim Bashës.
Nga 4934 delegate , 4491 kanë marrë pjesë në votim dhe 4446 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të PD.
Rezultati është bërë i ditur nga deputeti Belind Këlliçi ku 36 kanë votuar kundër dhe 9 vota të delegatëve kanë rezultuar të pavlefshme.
“Pas përfundimit të numërimit, pasi kemi bërë rakordime rezultati si më poshtë, delegatë prezentë në celjen 4934, nga këta pjesëmarrës në votim 4491 delegatë, nga këto pro shkarkimit kanë votuar 4446 delegatë, kundër 36 delegatë, 9 të pavlefshme”, tha Këlliçi.
Ka përfunduar numërimi i votave për ‘shkarkimin’ e Lulzim Bashës. Nga 4934 delegate , 4491 kanë marrë pjesë në votim dhe 4446 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të PD.
Rezultati është bërë i ditur nga deputeti Belind Këllëçi ku 36 kanë votuar kundër dhe 9 vota të delegatëve kanë rezultuar të pavlefshme.
Në stadiumin “Air Albania” të Tiranës me 22,500 vende pati një përballje të vështirë të shtunën, por jo një ndeshje futbolli. Në vend të kësaj, një ish-president dhe ish-kryeministër 77-vjeçar me shumë gjasa sipas tij arriti të marrë “kontrollin” e partisë që ai themeloi në vitin 1991 nga pasardhësi i tij 47-vjeçar.
Ngjarja e së shtunës – dhe një kongres rival një javë më vonë – shënon kulmin e një lufte të shëmtuar tre mujore mbi lidershipin e Partisë Demokratike të opozitës.
Në një anë qëndron Berisha, pjesë e politikës shqiptare që nga rënia e komunizmit tre dekada më parë dhe në anën tjetër është Lulzim Basha, njeriu që Berisha promovoi nëpër radhët e partisë dhe të cilit përfundimisht i dorëzoi frenat e saj në vitin 2013.
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ngjit sot në podiumin e Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij, duke e cilësuar atë si një monument madhështor të rithemelimit të forcës më të madhe politike në vend.
Berisha thirrje Ramës: Mjaft i garantove mbijetesë pengut Basha, Revolucionit nuk i reziston askush
Sali Berisha ka folur pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar.
Sali Berisha: Peng Basha, nuk do doja të flisja fare për të sot. I rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës. Çfarë, mund të flasësh për të. Basha tregoi se është një kufomë politike e asgjë më shumë. Në selinë e PD do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Ajo nuk është seli e pengjeve, s’është seli e rrethuar me bandat e Edi Ramës. Edi Ramës I them hiq dorë nga çdo lloj përpjekjeje për t’I garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute hoqe apo nuk hoqe dorë ky revolucion do të kthehet tek ti Edi rama. Revolucionit nuk i reziston askush.
Berisha: Ngjarje e jashtëzakonshme! Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar ku delegatët me firmën e tyre kanë vendosur për shkarkimin Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Në fjalën e tij për mediat, lideri historik i PD u shpreh se sot ishte një ngjarje e jashtëzakonshme ndërsa e ka shtuar se ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike.
Sali Berisha: Dua të përshëndes sot demokratët dhe qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike, i pari i këtij lloji në Europë e në botë. Një monument madhështor i rithemelimit të PD-së i cili është me misione të mëdha, misionin e rivendosjes së të drejtës së shqiptarëve të votës së lirë pa opozitë kukull.
Berisha tha se sot u zhvilluar ndeshja e lirisë dhe të ardhmes.
Sali Berisha: Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë sportive futbolli. Sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmes.
Nga piedestali i ngritur në stadium, ai deklaroi se de jure, rithemelimi i PD-së u bë realitet. Berisha theksoi se qëllimi i vërtetë i Kuvendit është shndërrimi i PD-së në partinë e idealeve më fisnike të shqiptarëve.
“Në partinë e vlerave konservatore të lira. Në partinë e interesit kombëtar. Në partinë e integrimit euroatlantik. Por, mbi të gjitha, në partinë e qytetarit, të anëtarit, të forcës politike që nesër në pushtet, do të ketë në qendër qytetarin shqiptar”.
Kështu mendon Berisha ta përkufizojë një PD sërish nën pushtetin e tij, pasi delegatët miratuan ndryshimet në statut dhe votuan me 4,446 vota për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të demokratëve.
Kuvendi shkarkoi me votim të fshehtë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me propozimin e 7 deputetëve dhe 15 për qind të delegatëve. Ai u shkarkua për thyerje të rënda të statutit dhe dëmtim të interesave politike dhe elektorale të saj. Por, jo vetëm. Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, i mbledhur nga njëra palë ka shkarkuar gjithë kupolën drejtuese të partisë dhe ka zhveshur nga funksionet edhe Kryesinë e saj me argumentin se nuk janë zgjedhur në konform statutit.
Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës do të kalojë për votim në bazë në datën 18 dhjetor, ditën kur Basha mban Kuvendin Kombëtar.
Me ndryshimet në statut, servirur vetëm të shtunën delegatëve, Kuvendi ka shfuqizuar edhe vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën.
Interesant është fakti se të gjitha vendimet e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, përfshirë ndryshimet në statut, do të shkojnë në gjykatë, aty ku pritet të fillojë edhe beteja ligjore nëse vetë gjykata do ta pranojë, sa kohë që ka një statut të depozituar me logon dhe vulën e partisë.
Për gjithë këtë proces, Kuvendi ka miratuar edhe një Komision Rithemelimi prej 29 anëtarësh që pritet të marrë në dorë drejtimin e partisë deri më 22 mars të 2022, kur do të thirret një Kuvend i ri. Se si do të vijojë puna e këtij komisioni nga 11 dhjetori e më pas dhe në çfarë ambientesh mbetet ende e paqartë.
Ajo që dihet deri më tani është se procesi nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese.
Një detaj kyç nga ky Kuvend ishte votimi i një dokumenti prej 49 faqesh ku sanksionohet me ligj vendosja e primareve, lejimi i fraksioneve, i referendumeve për votime të rëndësishme partiake, zbatimi i parimit “1 anëtar, një votë” për zgjedhjen e organeve qendrore dhe ato lokale, kryetari që humb zgjedhjet pavarësisht arsyeve i përfundon mandati menjëherë dhe pa asnjë ekuivok dhe votëbesohet në anëtarësi nëse ai humbet lokalet.
Me një tribunë të tejmbushur përpara vetes, Berisha u premtoi simpatizantëve të tij se do të rivendosë në shoqëri vlerat më të mëdha e më të çmuara.
“Liritë e individit, dinjitetin njerëzor, ekonominë e tregut, pronën, taksat e ulëta, rritjen e rrogave dhe pensioneve”, të gjitha këto do të jenë në fokusin e tij.
Mbi shpalljen “non grata”, Berisha foli duke ftuar sërish amerikanë që të reflektojnë mbi dhe vijoi më tej me retorikën e pastërtisë së figurës së vet, të cilën e quan si “të pakorroptuar”, por nuk harroi të hedhë poshtë edhe akuzat e ngritura ndaj familjarëve të tij.
Akuza, Berisha hodhi edhe mbi kryeministrin e vendit, Edi Rama, mbi të cilin foli për “Open Balkan”. Nismë kjo, të cilën Rama e ka mbështetur forcërisht. “Ai e ngatërron Procesin e Berlinit me procesin e Putin-it”, tha Berisha, duke iu referuar një roli të supozuar të presidentit rus në nismën rajonale.
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu kritikat as ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, e cila sipas tij po sillet njësoj si ambasadori sovjetik në kohën e komunizmit.
Berisha e cilësoi si brutale ndërhyrjen e SHBA në punët e brendshme të PD, duke nënvizuar se ambasadorja nuk përfaqëson vlerat e lirisë dhe demokracisë që proklamon SHBA, por interesat e Xhorxh Sorosit.
Situata pas mbajtjes së këtij Kuvendi është bërë akoma edhe më kaotike, ku i paraprihet një procesi paralel brenda PD-së, një përfaqësohet nga strukturat zyrtare dhe tjetra nga një komision i përkohshëm rithemelimi që do të pushojë së ekzistuari me 22 mars të 2022, atëherë kur është thirrur një Kuvend i ri nga njëra palë.
Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i partisë në prag të seancës së parë të parlamentit në shtator, pas zgjedhjeve të përgjithshme të prillit që demokratët humbën ndaj socialistëve në pushtet për të tretën herë radhazi.
Basha lëvizi kundër ish-mentorit të tij pasi Shtetet e Bashkuara në maj e shpallën Berishën “persona non-grata”, duke përmendur përfshirje në “korrupsion madhor”, “shpërdorim të fondeve publike” dhe ndërhyrje në “procese publike”.
Top Channel/BalkanWeb/OraNews