Tiranë, 13 dhjetor 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka publikuar në rrjetet sociale rezolutën e miratuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë që u mbajt të dielën.
Basha, ka shkruar se Këshilli Kombëtar “foli qartë”, por “edhe më qartë” do të flasë Kuvendi Kombëtar i partisë që do të mbahet më 18 dhjetor.
Basha ka shprehur bindjen se PD-ja do të shndërrohet në “forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë”.
Postimi i Bashës:
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë! 🇦🇱✌️✌️
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën, në organizim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, e shkarkoi Bashën nga pozita e kryetarit dhe kryesinë e partisë.
Basha e cilësoi jostatutar dhe jolegjitim Kuvendin Kombëtar të ftuar nga Berisha.
(r.m.)