I ka mjaftuar një fjali kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të treguar se çfarë është diskutuar në takimin me ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Anglisë, Italisë dhe Francës të akredituar në vendin tonë.
Në një prononcim për mediat, pasi foli për arrestimin nga SPAK të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, Basha u pyet për takimin me ambasadorët. E me sa duket të gjitha zhvillimet e ditëve të fundit dhe ato që priten kanë qenë temë, pasi Basha foli për të djeshmen dhe për të ardhmen.
“Takim i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshme, për të sotmen dhe për të ardhmen”, deklaroi Basha, duke falënderuar më pas gazetarët dhe duke u rikthyer në selinë e PD.BalkanWeb