Si pasojë e tornados vdekjeprurëse EF-3 kanë humbur jetën në mënyrë tragjike 88 persona në Kentaki, Tenesi, Arkansas, Illinois dhe Misuri. Vetëm në Kentaki janë shënuar 74 persona të vdekur, ndërsa 109 të tjerë rezultojnë të humbur. Moss Creek Avenue është një nga zonat më të goditura ku të paktën 11 njerëz vdiqën dhe dhjetëra shtëpi u shkatërruan.
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë rastit të një shqiptari, të cilit tornadoja “i vrau” ëndrrat dhe shpresat që kishte për shtëpinë e tij që po e ndërtonte vetë.
“Në fakt e kam bërë vetë planin e shtëpisë”, tha Gentian Emini, i cili po ndërtonte shtëpinë e tij kur tornado e shkatërroi atë. “Po punoja për ndërtimin e shtëpisë me kursimet e mia…më deshën rreth 6 vjet kursime”, u shpreh shqiptari.
Bashkëshort dhe njëkohësisht baba, 27-vjeçari nga Shqipëria shpenzoi gjithçka kishte për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të familjes së tij. Por të shtunën, djersa dhe lotët e tij u shkatërruan në tokë.
“Unë kisha ndoshta edhe një muaj për të hyrë në shtëpi dhe tornado shkatërroi gjithçka,” tha Emini.
Për ta përkeqësuar dhe më shumë këtë gjendje, fqinjët e Eminit përtej rrugës ndërruan jetë si pasojë e tornado EF-3.
“Thjesht i mbaj mend të gjithë ata fëmijë që kaluan këtu dhe është zemërthyese,” tha Emini.
Grupet e kishës dhe grupet vullnetare shpërndanë vakte dhe ujë, ndërsa ndihmuan gjithashtu në pastrimin e mbeturinave të martën. (TV Klan)