Tiranë, 19 dhjetor 2021 – Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha e ka postuar në rrjete sociale një mesazh motivues që përcolli nga ky kuvend.
Në fragmentin e shpërndarë në rrjetet sociale, Basha ka thënë se 9 shtatori (dita kur mori vendim për pezullimin e ish-krytarit të partisë e ish-kryeministrit Sali Berisha nga gfrupi parlamentar i PD-së) PD-ja zgjodhi të “ndryshojë për mirë”.
Në mbyllje të fragmentit të fjalës së tij në kuvend, Basha i pyet pjesëmarrësit: “A do të zgjedhim të ardhmen?” dhe e merr përgjigjen: “Po”.
Teksti i mesazhit:
“Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit, pa diskutim, po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!
Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi.
Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe, pa asnjë diskutim, na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor.
Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen?”, ka thënë Basha.
https://www.facebook.com/watch/?v=243752054510622
(r.m.)