Tiranë, 19 dhjetor 2021 – Kreu i PD-së Lulzim Basha, i është drejtuar me një mesazh anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.
Ndërsa i ka falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në Partinë Demokratike, Basha thekson se pavarësisht presionit ata nuk janë ndalur në punën e tyre.
Kryedemokrati Basha shton se qëllimi i vetëm është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama dhe forcimi i Partisë Demokratike.
Mesazhi i kreut të PD-së Lulzim Basha:
Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar,
te dashur demokrate e demokrate!
Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike.
E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.
Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone. Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames. Mirenjohje dhe respekt per secilin prej jush!
Pershendetje te perzemerta,
Lulzim Basha
(BalkanWeb)