KUSH ESHTE SHQIPTAR

Sali Bollati me kostum popullor nga Çamëria, në Paradën e Rrënjëve Shqiptare, në New York.

Krishtëlindja është Festë Fetare që shpreh me gjuhën e popullit Respekt, Paqe dhe Harmoni midis njerëzve. Në këtë Amerikën e Bekuar nga Zoti I Madhërishëm ku jam rrokullisur, asnjëherë nuk më ka munguar dhe aq më pak penguar Krenaria e Prejardhjes Shqiptare.

Para dy ditësh lexova në ILLYRIA se në Washinngton në ditën e kësaj Feste, Besimtarët Shqiptarë u gëzuan me Meshën Shqipe;po kështu edhe këtu në New York e në Boston normalisht që prej më shumë se 100 vjetëve-që kur Atdhetarët Shqiptarë, sot të ndjerët Kristo Kirka, Fan Noli e shumë të tjerë, themeluan Kishën Ortodokse me Meshën Shqip.

Kjo vepër e madhe, para se të rikrijohej shteti shqiptar, kërkohej nga shqiptarët e imigruar këtu,sepse kisha greke e këtushme nuk lejonte që shqiptarët e krishterë të varroseshin me meshë në gjuhën shqipe?!

Pra kjo Amerikë e Bekuar nga Perëndia, jo vetëm I kishte strehuar dhe vazhdon të na mirëpresë ne Shqiptarët, por na lejon, krahas anglishtes të flasim,të këndojmë e të falemi në gjuhën tonë amtare. Këtu dua të theksoj edhe dicka tjetër që atdhetarët shqiptarë si Kristo Dako dhe Motrat Qiriazi, gjetën këtu mbështetjen dhe ndihmën për të hapur shkolla shqipe edhe në Shqipërinë e asaj kohe. Por në vazhdimsi,shovinizmi bizantin grek filloi ti vrasi ata, si Papa Kristo Negovanin, At Stath Melanin meqënse meshonin shqip në vendlindjen e tyre.

Në kohën e Mbretit Zog, në Shqipëri, me miratim të Patriakanës së Stambollit, u legalizua Kisha Ortodokse e Pavarur Shqiptare, me drejtim nga vete shqiptarët me gjak shqiptari, të lindur e të rritur në vendlindje.

Komunizmi antishqiptar I pasluftës, si I vetmi vend në botë, e shpalli Shqipërinë ateiste duke I mohuar besimin fetar.

Pra me shembjen e komunizmit antifetar në Shqipëri me justifikimin se nuk u gjet ndonje njeri per drejtimin e kishes ortodokse , ne kundershtim te hapur me veprimet e më parshme antishqiptare, u lejua te komandoi kishen nje prift grek-janullatosi.

Nuk është për tu çuditur, por per kremtimin e Krishlindjeve e Ortodokse në Tiranë gazetat atje shkruanin: “Janullatosi e mbajti meshën në gjuhën shqipe”?!

Pse duhet shkruajtur në këtë mënyre, kur thuhet se kisha ortodokse Shqiptare është e Pavarur?? Dihet se gjuha zyrtare e saje eshte Gjuha Shqipe!

Por Janullatosi me gjithëse “komandon” padrejtësisht prej mëse 27 vjetësh këtë kishë megjithëatë, ai nuk do ta flasi gjuhën shqipe?!

Ketu dua ti ripërsërisë Janullatosit dhe atyre që e kanë “ftuar” dhe dekoruar në Shqipëri; :se përpara 141 vjetëve-më 1877-Peshkopi I Paramithise Çame, Gjergj Drakopi-u detyrua të përkthei në gjuhën shqipe Dhjatën e Re sepse te krishterët e Çamërisë kur venin në kishë nuk e kuptonin meshën në gjuhën greke! (për kujtesë lexoni librin e shkrimtarit të krishterS. Muselimi -Shetitje Historike në Çameri-Thesproti, botuar më 1974 dhe ribotuar më 1997 po në Janinë)

Pra sot, simbas të mënçurve grekë si Koqeas me shokët e tij, duhet fshirë nga librat shqip fjala Çamëri dhe atje në Tiranë të mos meshohet Shqip , por greqisht simbas janullatosit- që nga Bularati e deri ku do ta caktoi vet Janullatosi perpara se te zhduket nga faqja e dheut bashkë me varezat e pushtuesave grekë në tokën shqiptare?

Po ne që kemi lindur në Trojet tona Shqiptare mijëravjeçare në Çamëri që na vranë e dëbuan pse na janë shkatërruar edhe varret shekullore e të parëve. Kështu zhdukja e fjales  Çamëri bashkë me varret e te masakruareve, simbas shovinistave janullatos koqeas do të zevendesohet nga varrezat e pushtuesave greke edhe ne Shqiperi??

Dhe si perfundim del pyetja se kush eshte Shqiptar: Peshkopi I Paramithise Çame-Shqiptare I 1877, apo peshkopi I Tiranes se sotme qe megjithese I graduar me shtetesi shqiptare, nuk di as fjalen “faleminderit” ne shqip.

Sali Bollati-Çam Shqiptar                                                            New York, 26 dhjetor 2018