Budapest, 28 dhjetor 2021 – Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, ka fituar një çmim shumë prestigjioz individual në Hungari, pasi është shpallur “Lojtari i vitit” sipas presidentëve dhe drejtorëve sportivë të ekipeve të elitës.
y trofe vjen pas një viti fantastik që 26-vjeçari ka pasur me ekipin e tij Ferencvarosh. Uzuni në gjysmën e parë të viti ka qenë një pikë kyçe për ekipin e Ferencvarosh, i cili u shpall kampion në Hungari.
Por dhe fillimi i sezonit të ri nuk lihet pas, ku në 15 ndeshje, sulmuesi shqiptar ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës 7 herë.
Këto statistika ishin të mjaftueshme, që pjesa më e mirë e drejtuesve të klubeve hungareze, ta shpallnin atë si lojtarin më të mirë të vitit.
Uzuni mori 4 vota, nga 12 të mundshme, duke lënë pas lojtarët e tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte nga radhët e Ferencvarosh.
(Panoramasport.al)